Kryeministri i Malit të Zi: Ky është paralajmërimi i fundit për Mitropolitin Amfilohije
Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq paralajmëroi Mitropolitin Amfilohije të mos nxisë trazira në Mal të Zi.
“Ky është paralajmërimi i fundit për Mitropolitin Amfilohije për të mos nxitur trazira,” tha Markoviq.
Gjatë natës së kaluar në shumë qytete të Malit të Zi ka pasur protesta të serbëve për shkak të miratimit të ligjit për liritë e besimit fetar, ku ka pasur të lënduar edhe policë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.