🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.33 ▼0.08%
ARI 4,445 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,366 ▲ +0.39% ETH $1,899 ▲ +0.82% XRP $1.0013 ▼ -0.11% SOL $75.4900 ▼ -0.16%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.33 ▼0.08 % ARI 4,445 ▲0.17 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.33 ▼0.08 % ARI 4,445 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Bota

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ultimatum Apple dhe Google: Brenda tre muajve të ardhshëm merrni masa për bllokimin e imazheve nudo

Qeveria britanike ka kërkuar nga kompanitë Apple dhe Google të bllokojnë imazhet nudo nga telefonat inteligjente dhe pajisjet e tjera.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer kompanive që të përditësojnë softuerët e tyre të parandalojnë personat nën 18 vjeç që të shkarkojnë, dërgojnë ose shikojnë përmbajtje seksuale.

Ai tha se kjo nuk është një sfidë e pamundur dhe se këto kompani mund të gjejnë një zgjidhje. “Kjo nuk është një sfidë e pamundur. Këto janë disa nga kompanitë më inovative në botë dhe besoj se ato mund të gjejnë një zgjidhje.”- tha Starmer.

Qeveria ka njoftuar se do të miratojë një legjislacion ku do të detyrojë kompanitë t’i zbatojnë nëse nuk do t’i zbatojnë vullnetarisht brenda tre muajve të ardhshëm.Starmer sqaroi gjithashtu se legjislacioni do të ndërhyjë jo vetëm te ofruesit e sistemeve por edhe te hallkat e tjera siç janë shitësit me pakicë, pa ndikuar në përdorimin e pajisjeve te të rriturit.Pak këtyre deklaratave kompania Google tha se është “thellësisht e përkushtuar për mbrojtjen e fëmijëve në internet” dhe se po punon me autoritetet britanike për të gjetur zgjidhje efektive që do të mbrojnë privatësinë.Sipas shifrave qeveritare, 91% e raporteve online të abuzimit seksual me fëmijë në vitin 2024 përmbanin materiale që vetë fëmijët i kishin krijuar, ndërsa i mituri mesatar ekspozohet ndaj përmbajtjes pornografike deri në moshën 13 vjeç.Rregullat e propozuara nuk do t’i pengonin të rriturit mbi 18 vjeç të hynin në përmbajtje të tillë.

Njoftimi vjen ndërsa Starmer thuhet se po përgatit masa të reja për të kufizuar aksesin e fëmijëve në mediat sociale, me njoftime që priten së shpejti.

Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood tha se kompanitë e teknologjisë “kanë një detyrë morale për ta bërë të pamundur që fëmijët të marrin, ndajnë ose shikojnë imazhe nudo” dhe paralajmëroi se mosveprimi në këtë drejtim do të çonte në ndërhyrje legjislative.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.