Politika

Kryeministri italian, Mateo Renzi, viziton sot Tiranën

Kryeministri italian, Mateo Renzi, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Matteo-Renzi6Renzi do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Rama, do të takohet me Kreun e Kuvendit, Ilir Meta, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe me komunitetin italian në Shqipëri.

Mësohet se Policia e Shtetit ka marrë masat e duhura për mbarëvajtjen e kësaj vizite, ndërsa do të ketë kufizime të qarkullimit në disa segmente rrugore, nga ora 12:00-14:00.

Kufizime të qarkullimit do të ketë në aksin Rinas-Kashar-Rruga e Durrësit, sheshi “Shqiponja”, dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Axhenda e vizitës së Kryeministrit italian Mateo Renzi në Tiranë:

Në ora 13.35 do të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes, përpara godinës së Kryeministrisë.

Në orën 13.50 – 14.40 takimi ndërmjet dy delegacioneve, kryesuar nga dy Kryeministrat.

Në orën 14.45 konferenca e përbashkët për shtyp, e Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit Renzi.

Në orën 15.10 Kryeministrit Renzi do të takohet me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.

Në orën 15.40 Kryeministrit Renzi do të takohet me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button