Bota

Kryeministri italian zhvillon bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve

“U konfirmua një vullnet i fortë bashkëpunimi për të diskutuar vështirësitë kryesore globale, ku Italia dhe SHBA ndajnë të njëjtat përparësi”, tha kryeministria e Italisë.

Kryministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden.

Në një njoftim nga kryeministria e Italisë thuhet se Conte në bisedën telefonike ka përsëritur urimet për Biden-in dhe të zgjedhurën në detyrën e zv/presidentes, Kamala Harris.

Biseda u fokusua mbi lidhjet e aleancës dhe lidhjet e thella miqësore tradicionale mes dy vendeve, thuhet në njoftim.

“U konfirmua një vullnet i fortë bashkëpunimi për të diskutuar vështirësitë kryesore globale, ku Italia dhe SHBA ndajnë të njëjtat përparësi”, tha kryeministria e Italisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button