Bota

Kryeministri japonez do të japë dorëheqje mes kritikave lidhur me COVID-19

Në një ndryshim të papritur, kryeministri japonez Yoshihide Suga sot njoftoi se nuk do të qëndrojë në krye të partisë së tij, duke hequr dorë në mënyrë efektive nga kryeministria, pasi u përball me kritika të ashpra për trajtimin e pandemisë COVID-19.

“Kisha planifikuar të kandidoj, por trajtimi si me COVID-19 ashtu edhe me zgjedhjet kërkon energji të madhe. Vendosa që nuk kishte asnjë mënyrë për t’i bërë të dyjat”, u tha Suga gazetarëve në Tokio.

“Vendosa të përqendrohem në masat e koronavirusit”, citoi Agjencia e Lajmeve “Kyodo” të ketë thënë ai.

Partia Liberale Demokratike (LDP) në pushtet do të mbajë zgjedhjet e saj presidenciale për të zgjedhur pasardhësin e Suga-s më 29 shtator. Kryeministri aktualisht është gjithashtu kryetar i partisë ndërsa mandati i tij përfundon më 30 shtator.

Më parë, Suga ka thënë se planifikon të kandidojë për mandatin e dytë.

Ai mori drejtimin e partisë vitin e kaluar pas dorëheqjes së papritur të paraardhësit të tij Shinzo Abe, i cili dha dorëheqje si kryeministër për arsye shëndetësore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button