☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.86 ▲0.08%
ARI 4,033 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,204 ▼ -2.57% ETH $2,274 ▼ -3.76% XRP $1.2564 ▼ -5.64% SOL $97.3700 ▼ -5.01%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,033 ▼0.45 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,033 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Prokurimi publik, Autoriteti nxjerr udhëzimin e ri

Autoritetet kontraktore nuk mund të ndryshojnë kushtet e kontratës të lidhur me operatorët ekonomikë të përshkruara në dokumentet e tenderit dhe në ofertën fituese.

Ky është udhëzimi i ri i publikuar nga Autoriteti i Prokurimit Publik.

Sipas këtij udhëzimi, përjashtim bëjnë rastet kur kontraktori për arsye objektive dhe të pavarura prej tij në kohën e ofertimit ofron me të njëjtin çmim kushte më të mira se ato të tenderuara, të cilat duhet të kenë natyrë jodiskriminuese dhe të jenë në përputhje me objektin e kontratës.

Gjithashtu përcaktohet se kushtet e kontratës dueht të përmbushen në mirëbesim nga palët.

Autoriteti kontraktore po ashtu pasi nënshkruajnë kontratën publike me operatorët ekonomik fitues në përfundim të procedurës së prokurimit për punë, mallra apo shërbime hartojnë planin e zbatimit të kontratës në respektim të parashikimeve ligjore.

Plani i zbatimit të kontratës përfshin në veçanti çështjet organizative, afatet e përcaktuara, çështjet ekonomike, kushtet specifike teknike, personin përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të kontratës dhe çdo gjë tjetër në përputhje me kushtet kontraktuale të legjislacionit në fuqi.

Me qëllim sigurimin e performancës në përputhje me kushtet e kontratës përcaktohen monitorime periodike të parashikuara që do të realizohen gjatë ecurisë së zbatimit të kontratës.

Udhëzimi bën të detyrueshëm edhe përcaktimin e afateve për administrimin e kërkesave për ndryshime, modifikime apo përshtatje të zbatimit të kontratës dhe miratimin nga strukturat përkatëse, brenda afatit të përcaktuar në kushtet e tenderit.

Referuar ligjit të ri, për herë të parë u parashikua koncepti i modifikimit të kontratave gjatë zbatimit të tyre deri në vlerën 20%, sikurse parashikohet në direktivat e Bashkimit Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.