☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 93.99 ▲0.1%
ARI 4,176 ▲1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,022 ▼ -2.9% ETH $2,364 ▼ -5.58% XRP $1.3090 ▼ -4.7% SOL $102.3600 ▼ -4.26%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 93.99 ▲0.1 % ARI 4,176 ▲1.66 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 93.99 ▲0.1 % ARI 4,176 ▲1.66 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kryeministri Kurti pret mërgatën në “Ballkonin e Hapur“

Në nder të “Ditës së Diasporës”, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organzoi një pritje të veçantë për mërgimtarët në ambientet e “Ballkonit të Hapur të Qeverisë”,  të cilin tashmë Kurti e ka kthyer në vend për pritje e takime.

Duke iu uruar mirëseardhje, kryeministri Kurti njoftoi mërgimtarët e pranishëm mbi progresin demokratik e ekonomik të Kosovës të evidentuar nga të gjitha raportet ndërkombëtarë kredibile. “Për herë të parë, ekonomia e ka kaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës. Punësimi ka qenë zotim dhe prioritet i ynë. Kjo është dëshmi që politika dhe masat e shumta të punësimit po funksionojnë.  E javën e kaluar në Kuvend i kemi dhënë fund padrejtësisë ndaj pensionistëve që u larguan dhunshëm nga puna gjatë viteve ‘90-ta” tha kryeministri i Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se mërgata ka evoluuar dukshëm vit pas viti duke e zgjeruar përfaqësimin kombëtar. “Mërgata jonë ka evoluuar dukshëm. Nga streha e veprimtarisë së çështjes kombëtare dhe burimi i mbijetesës financiare në kohë të vështira për vendin, ajo vit pas viti po e zgjeron përfaqësimin tonë kombëtar. Atë sot e gjejmë në format më të suksesshme në art, në kulturë, në sport, financa, e tash së fundmi edhe përfaqësim politik në shtetet e tyre, nga niveli komunal e deri te ai qendror” tha ai.

Kryeministri Kurti tha se “Mërgata jonë gjithmonë ka qenë e rëndësishme për fatin tonë politik, përpjekjet tona historike e për mirëqenien tonë sociale. Çlirimi, shpallja e pavarësisë dhe krijimi e ndërtimi i shtetit të pavarur të Kosovës nuk ka qenë i mundur dhe as i paramenduar pa mërgatën tonë. Sa më shumë që e zhvillojmë shtetin, aq më shumë na forcohen edhe lidhjet. Një shtet i fortë reflektohet edhe me një mërgatë më të fuqishme dhe anasjelltas” tha ai.

Sipas zotit Kurti “Atë sot e gjejmë në format më të suksesshme në art, në kulturë, në sport, financa, e tash së fundmi edhe përfaqësim politik në shtetet e tyre, nga niveli komunal e deri te ai qendror. Disa prej tyre janë këtu në mesin tonë sonte”.

Kryeministri Kurti vlerësoi rolin e mërgatës duke thënë se ajo ka qënë gjithomë e rëndësishme për fatin politik, për mirëqenien sociale, dhe përpjekjet historike për çlirimin, shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e shtetit.

Në këtë pritje, ku të ftuar ishin pjesëtarë e figura të ndryshme nga mërgata, artistë, veprimtarë, përfaqësues të shoqatave që veprojnë në mërgatë e përfaqësues të rinj politikë atje, bashkë me kryeministrin ishin të pranishëm edhe ministra e ministre të kabinetit qeveritar dhe zëvendësministra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.