Politika
Kryeministri Rama informon ambasadorët për luftën kundër kultivimit të kanabisit
Kryeministri Edi Rama pati një takim me trupin diplomatik të akredituar në vendin tonë për t’i informuar në lidhje me luftën që po bëhet ndaj kultivimit dhe trafikut të drogës. Takimi ka zgjatur për rreth një orë. Në përfundim, kryeministri komentoi në rrjetet sociale si një “Takim i dobishëm me miq, partnerë, përfaqësues të huaj në vend, për suksesin e represionit policior dhe sfidën e parandalimit të kanabisit”. Më herët zyrtarë të Komisionit Europian janë shprehur se po ndjekin me shqetësim zhvillimet sa i përket narko-trafikut në vendin tonë. Takimi i kryeministrit me ambasadorët vjen në prag të vendimit për dhënien ose jo të rekomadimit për hapjen e negociatave.