☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,491 ▼ -0.71% ETH $1,999 ▼ -1.23% XRP $1.3211 ▼ -1.89% SOL $81.8400 ▼ -1.89%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekspozita

Kryeministri Rama, ndër artistët e preferuar të Venecias

Kryeministri Edi Rama renditet në 14 artistët më të mirë të Bienales Ndërkombëtare të Artit që po mbahet në Venecia. Në një artikull të “artsy.net” instilacioni i Ramës në Bienale hyn tek veprat që mund të mbeten gjatë në mëndje edhe pasi ky event të ketë përfunduar. Vepra e parë që sugjerohet është e artistes franceze Pauline Curnier Jardin e cila prej vitesh jeton në Berlin. Më pas është instalacioni më lule I artistit Michel Blazy, për të vijuar me turkun Nevin Aladağ për të vijuar me të tjerë për tu ndalur tek vepra e kryeministrit shqiptar shoqëruar nga një foto e Casey Kelbaugh.

“Në segmentin e Giardinit nën konceptin e “Viva arte Viva”, një dhomë e madhe është e mbuluar me një mori fragmentesh gjeometrike me ngjyra, që të kujtojnë një student kolegji të talentuar”, shkruan Artsy.net. Më pas u tregohet lexuesve, se, kjo vepër, është realizuar nga kryeministri shqiptar, i njohur për ngjyrat që i dha Tiranës gjatë kohës kur ishte kryebashkiak. Ky instalacion i veshur në mur është i ngjashëm me atë të zyrës qeveritare të Ramës. Vizatimet janë bërë mbi shkresa të përditshme që i duheshin për ditën e tij të punës.

Edicioni I 57-të i Bienales së Artit në Venecia është kthyer këto ditë në ngjarjen më të madhe të artit në botë. Shqipëria u prezantua zyrtarisht në këtë event me projektin e titulluar ‘‘Ndodhi në kohën e tashme’’, propozuar nga Leonard Qylafi (Artist) dhe Vanessa Joan Müller (Kuratore). Në ceremoninë e hapjes, zhvilluar në ambientet e Pavijonit Shqiptar në Arsenale merrnin pjesë kuratorë, kritikë arti dhe gazetarë. “Jemi së bashku në këtë ‘Ndodhi në kohën e tashme” e cila gjen rastin të na kujtojë që Shqipëria nuk është vetëm klishe por,edhe vlerë artistike. Nuk është thjesht një emër në titujt e kronikës së zezë por,një stacion artistik ku ndalen kritikët, artdashësit, mediat e kulturës. Pavijoni ynë është pavijoni i një vendi me histori të vështirë, të ndërlikuar që secili prej nesh e mbart mbi shpinë edhe kur i rëndon, por shumë prej nesh e kthejnë në vlerë të shtuar sepse e dine që vetëm mbi të, dhe jo pa të, mund të ndërtojnë të ardhmen”, – u shpreh Ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro.

Pavijoni Shqiptar u vizitua nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili u shprehu vlerësimet e tij më të mira kuratores dhe artistit Leonard Qylafi. “Ndodhi në kohën e tashme” prezantohet nga një artist që ka aftësinë të risjellë historinë e së shkuarës me një këndvështrim, kërkim dhe praktikë kontemporane.
Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro ishte pjesëmarrëse në hapjen zyrtare të Pavijonit të Kosovës, i cili përfaqësohet nga artisti Sislej Xhafa, “Lost and found” (E humbur dhe e gjetur), i cili shprehet se Kosova e tij “E humbur dhe e gjetur”, ka shumë çështje vazhdojnë të jenë aktuale, duke përfshirë shkeljen e të drejtave të njeriut, kufizimet e sfidat që ka shoqëria e një shteti të ri të pavarur .

Sipas kuratores së këtij edicioni, Christine Macel “Viva Arte Viva është një thirrje, një shprehje pasioni për artin dhe për figurën e artistit. Është një bienale me artistë, nga artistë dhe për artistë, përmes formave që ata propozojnë, pyetjeve që shtrojnë, praktikave që zhvillojnë, mënyrat e jetesës që zgjedhin”. “Viva Arte Viva”- “Jetë të gjatë artit”, kjo është tema e Bienales së Venecias 2017

Gjatë prezantimit që i bëri presidenti Paolo Baratta, u shpreh se “Edicioni i 57-të sjell risi që projektohen nga tema e ekspozitës, duke nënkuptuar një dialog me artistët.

“Këtë vit është menduar si një manifestim i arteve për të prezantuar vetë ekzistencën e artistit dhe perspektivën e hapësirës së ekzistencës sonë, u shpreh ndër të tjera Baratta”. Ndërsa Christine Macel e konsideron si një ekspozitë të frymëzuar nga humanizmi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.