Rajoni
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç mbërrin në Srebrenicë
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç mbërriti sot në Srebrenicë, në Bosnjen lindore, për të bërë homazhe për 8 000 viktimat myslimane të vrarë nga forcat serbo-boshnjake 20 vjet më parë.
Pas mbërritjes së tij, Vuçiç u fërshëllye nga një grup pjesëmarrësisht në ceremoni, para se të hynte në një ndërtesë për të nënshkruar në librin e ngushëllimeve. Ai u takua me mamatë e viktimave, njëra prej të cilave i dha një përqafim të gjatë.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç dënoi sot një ”krim monstruoz” të kryer në Srebrenicë, para nisjes për në Bosnje ku do të marrë pjesë në ceremonitë me rastin e 20-vjetorit të kësaj masakre, cilësuar si gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare.