Kosova

Kryeministri serb Vuçiç, pritet të qëndrojë tre ditë në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të nisë sot një vizitë tre ditore (12-14 janar) në Kosovë për festat e fillimvitit të komunitetit ortodoks.

ee95Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur për KosovaPress se qeveria serbe tani duhet të marrë leje për çdo vizitë nga qeveria e Kosovës nëpërmjet zyrave ndërlidhëse, pa sqaruar nëse i ka lejuar një gjë të tillë.
Përkundër interesimit të Kosovapress për të ditur më shumë rreth lejes për qëndrim në Kosovë të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës nuk ka sqaruar përmbajtjen e kërkesës të palës serbe, dhe as vendimin për leje-qëndrim, duke sqaruar vetëm arsyet e vizitës.
“Qeveria serbe tani duhet të marrë leje për çdo vizitë nga qeveria e Kosovës nëpërmjet zyrave ndërlidhëse. Vizitat e fundit kanë të bëjnë me festat e fillimvitit të komunitetit ortodoks”, është përgjigja e Zyrës për Informim të Ministrisë.
Në letrën e dërguar qeverisë së Kosovës, sipas mediave, nga pala serbe është shkruar se “me mirësi kërkojmë ndihmën tuaj në përcjelljen e policisë për Ekipin Përgatitor të Aleksandar Vuçiç, Kryeministrit të Republikës së Serbisë. Vizita për në Kosovë është planifikuar për ditën e hënë, të martë e të mërkurë, pra prej 12 deri më 14 janar 2015. Ju njoftojmë se Ekipi Përgatitor do të mbërrijë në vendkalimin administrativ të Konçulit të hënën (12 janar), në orën 12:00. Gjithashtu ju njoftojmë se do të informoheni më pas për detajet e tjera lidhur me të rejat e udhëtimit për të hënën, të martën dhe të mërkurën”.
Një vit më parë, ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, aktualisht Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Serbisë, pati qëndruar në Kosovë me leje nga organet shtetërore të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button