Te ndryshme

“Kryengritje” në oborrin e Nënës Mbretëreshë

Realitet

The-Queen-Elizabeth-IIKohët nuk janë më të dikurshmet. Idetë dhe kërkesat po ashtu. Sidoqoftë, ajo që po ndodh aktualisht në sinoret e familjes mbretërore britanike, duket se ka ngjallur shumë kërshëri. Kërshëri është vetëm një eufemizëm për të fshehur ndoshta ndjenja të tjera, të cilat luhaten që nga ato të protestës e revoltës, deri te vështrimi vëngër i një pjese të madhe britanikësh konservatorë, të cilët këtë e shohin si një ogur të keq.

Sipas njoftimeve që vijnë nga Londra, nga frika për pagesa të këqija e trajtim joadekuat, një pjesë e personelit të shërbimit të Nënës Mbretëreshë në kështjellën Windsor në Londër, kërcënon me një betejë të vërtetë. “Te ndonjë grevë sigurisht nuk është se ka shkuar puna, por ajo që mund të mendohet të ndodhë është një shërbim sipas rregullave”, lajmëroi së fundmi Sindikata për Shërbimet Publike e Komerciale (PCS).

120 anëtarët e PCS-së, nën të cilët janë rreth 200 shërbëtorë e punonjës në kështjellën Windsor, nga e marta janë thirrur të votojnë mbi masat që lidhen me punën e tyre dhe përzgjedhjen e formës së protestës, e procedura e votimit do të vijojë deri më datë 14 prill.

Sipas rezultatit që do të dalë, pritet që një pjesë e punonjësve më pas, nga fundi i prillit të refuzojnë që përveç detyrave të zakonshme rutinë, të marrin përsipër edhe ato shtesë, të cilat kanë të bëjnë gjithsesi me shërbime, për të cilat nuk do të paguhen, sipas sindikalistëve.

Në këtë rast, bëhet fjalë për veprimtari të tilla si guidë në kështjellë apo përkthyes, që besohet se paguhen keq në kështjellën mbi 900-vjeçare, çka pritet të ndodhin në mënyrë të vetëkuptueshme.

Profesionistët fillestarë në rezidencën mbretërore, sipas një raporti të “The Guardian”, marrin një rrogë prej 14.400 paundësh në vit, thuajse rreth 20.000 euro – më pak se minimumi jetik, sipas përfaqësuesit të PCS-së.

Kur oborri mbretëror, për shembull në vitin 2011, po kërkonte një kasap për pallatin “Buckingham”, u ofrua një rrogë prej 15.000 paundësh për 45 orë pune në javë, ndërsa kostot e strehimit e të jetesës ofroheshin falas.

Monarkia dhe përditshmëria: “Pagesë për të ardhur keq”

Nëpunësve e punëtorëve u mbetet që vizitorët në kështjellën Windsor të vijojnë edhe më tej t’i presin në mënyrë “mbretërore”, tha sekretari i përgjithshëm i PCS-së, Mark Serwotka. Por sidoqoftë, do të kishte qenë “skandaloze”, që ata të paguhen kaq pak dhe prej tyre të pritet pastaj, të marrin përsipër të kryejnë punë angari, të cilat në fund i sjellin të ardhura familjes mbretërore”.

Nga oborri mbretëror thuhet se pritet që aksionet e mundshme të shërbëtorëve, të mos sjellin kurrfarë ndikimi te vizitorët e kështjellës së famshme Windsor.

Meqë ra fjala, edhe rroga e shërbëtorëve është më e madhe se ajo në treg dhe përmban edhe aktivitete shtesë apo vullnetare, sikurse edhe një vakt dreke falas.

Nëse shumica e sindikalistëve do të vendoste për një lloj revolte të lehtë në Pallat, sipas kreut sindikalist Mark Serwotka, kjo do të shënonte revoltën e parë në histori të shërbëtorëve të Pallatit, apo të nëpunësve të familjes mbretërore britanike.

Kështjella Windsor, që ndodhet në një qytezë në jugperëndim të Londrës, ka shërbyer shpesh si një rezidencë zyrtare fundjavash për familjen mbretërore britanike. Mbretëresha Elizabeth II e ka përdorur atë rregullisht edhe një muaj të tërë kur feston Pashkët dhe kalon ndërkohë shumë kohë atje gjatë javës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button