“Mafia është kthyer tani në një sipërmarrje me pasuri të pakufijshme që ndikon në ekonominë tonë,” tha kryeprokurori në Venecia.
Në fjalën e tij, u përmendën dhe trafikantët shqiptarë, si pjesë e rëndësishme e organizatave më të mëdha kriminale në Itali.
”Ndrangheta, kontrollon një ekonomi të gjerë përmes trafikut të kokainës që mbërrin me ton nga Amerika jugore dhe hyn në Itali përmes porteve të Livornos, Gioa Taura, Napoli e Salerno, por dhe përmes porteve të Adriatikut në Shqipëri”.
De Raho tha se “Italia gjendet përballë një borgjezie mafioze që merret me shuma parash të pallogaritshme me profesionistë, kontabël e avokatë që shndërrohen në mëndjen e tyre të rafinuar.”



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.