Politika

Kryeprokurori Llalla takim me ambasadorin amerikan, Lu

-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, priti sot në një takim prezantimi ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ku diskutuan për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve hetimore dhe pavarësisë institucionale.

foto_takimi_llalla_ambasadori_amerikan_lu_932-1Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë një ndihmesë shumë të rëndësishme në forcimin e kapaciteteve hetimore dhe në rritjen e pavarësisë institucionale, u shpreh Llalla.

Gjatë diskutimit të zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme,  Llalla i bëri një prezantim të përgjithshëm diplomatit amerikan mbi projektet e asistencës së projektit OPDAT, të cilat nisin me kontributin për ngritjen e Gjykatës dhe Prokurorisë për Krime të Rënda, duke vijuar më tej me hartimin e kuadrit ligjor dhe ngritjen e Njësive të Përbashkëta Hetimore. “Falë kontributit të ekspertëve amerikanë, Prokuroria për Krime të Rënda dhe njësitë antikorrupsion janë dy ndër strukturat më të rëndësishme dhe më frytdhënëse në prokurorinë shqiptare”, u shpreh  Llalla.

Duke u ndalur tek projektet në vijim, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për ngritjen e një zyre të posaçme për mbrojtjen e viktimave të krimit. “Është shumë e rëndësishme sigurimi dhe rehabilitimi i personave të dëmtuar nga veprat penale. Në këtë mënyrë, institucionet japin një kontribut thelbësor në riintegrimin e shtetasve që janë objekt i krimit”, – shpreh z. Llalla. Për këtë arsye, mbështetja dhe ekspertiza amerikane për ngritja e kësaj zyre është një nga risitë më të rëndësishme në aktivitetin e Prokurorisë Shqiptare”.

Në vijim të takimit, Prokurori i Përgjithshëm dhe Ambasadori i SHBA diskutuan mbi forcimin e luftës së autoriteteve ligjzbatuese shqiptare kundër krimit të organizuar, kriminalitetit transnacional dhe korrupsionit.

Ambasadori Lu garantoi se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë me projekte dhe trajnime prokurorinë shqiptare për forcimin e kapaciteteve hetimore dhe institucionale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button