Kryetari i Akademisë Kroate, Velimir Neidhardt, e uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente
Në urimin e HAZU-së kujtohet vizita e Shiroka-Pulës në Zagreb më 24 shtator
Kryetari i Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve (HAZU), akademiku Velimir Neidhardt, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës, siç njofton Klan Kosova.
Në urimin e kësaj akademie përmendet fakti që Shiroka-Pula kishte qenë për vizitë në Kroaci pak kohë më parë: më 24 shtator ajo ishte në Zagreb dhe vizitoi Akademinë Kroate të Shkencave dhe Arteve.
Shiroka-Pula, deri në zgjedhjen e saj si presidente e Kosovës një natë më parë, ka qenë kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), dhe ky urim vjen nga ish-homologu i saj kroat, sipas raportimit të Klan Kosovës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.