Maqedonia

Kryetari i BFI’së, Sulejman Rexhepi dënon aktet terroriste në Francë

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, dënoi ashpër aktet terroriste në Paris, si dhe shprehu ngushëllime drejtuar Presidentit dhe popullit të Francës, transmeton AA.
“Përmes ambasadës së Francës në Shkup përcjellim ngushëllimet tona në emër të të gjithë imamëve në Republikën e Maqedonisë dhe në emër të të gjitha organeve drejtuese të Bashkësisë Islame deri te njeriu i parë i shtetit të Francës dhe njëherit edhe deri te mbarë shoqëria franceze. U bashkangjitemi në përjetimin më të lehtë të kësaj tragjedie si pasojë e terrorizmit”, tha Rexhepi.

Ai më pas shprehu indinjatë të thellë përballë këtij akti duke e quajtur si akt terrorist të çmendur.

“Më merr mendja se të gjithë ata janë viktima të ndonjë projekti famëkeq, ku bartës të këtij projekti janë terroristët dhe janë shpirtra të prishur, të cilët nuk duan që njerëzimin ta lënë rehat për të përparuar dhe jetuar në qetësi, paqe dhe harmoni me njëri-tjetrin”, u shpreh kreu i BFI’së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button