Ksamil, aksidentohen turistët italianë, vdes njëri prej tyre
Konkretisht në zonën e “Hidrovorit”, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italianë me banim në Genova, Itali.
I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.