☁️
Tiranë 17°C · Vranët 22 April 2026
S&P 500 7,064 ▼0.63%
DOW 49,149 ▼0.59%
NASDAQ 24,260 ▼0.59%
NAFTA 90.27 ▲0.67%
ARI 4,776 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
₿ CRYPTO
BTC $78,178 ▲ +1.91% ETH $2,390 ▲ +2.57% XRP $1.4507 ▲ +0.5% SOL $88.3500 ▲ +2.63%
S&P 500 7,064 ▼0.63 % DOW 49,149 ▼0.59 % NASDAQ 24,260 ▼0.59 % NAFTA 90.27 ▲0.67 % ARI 4,776 ▲1.2 % S&P 500 7,064 ▼0.63 % DOW 49,149 ▼0.59 % NASDAQ 24,260 ▼0.59 % NAFTA 90.27 ▲0.67 % ARI 4,776 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
22 Apr 2026
Breaking
Kronika

KSHH reagon për Beqajn: Mbajtja e të pandehurve në “kafaz”, në kundërshtim me standardet evropiane

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me kërkesën e avokatit mbrojtës të ish-ministrit Ilir Beqaj për mbajtjen e tij në kafazin e hekurt gjatë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me kërkesën e avokatit mbrojtës të ish-ministrit Ilir Beqaj për mbajtjen e tij në kafazin e hekurt gjatë seancave gjyqësore.

Përmes një njoftimi për mediat KSHH e cilëson të të paligjshme dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare praktikën e mbajtjes së të pandehurve në “kafaz” në sallën e gjyqit, ndërsa përmend edhe rastin e ish-presidentit Ilir Meta i cili kundërshton të njëjtën praktikë.

Sipas KSHH, kjo situatë cenon jo vetëm legjislacionin shqiptar, por edhe parimet e Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, duke rrezikuar zhvillimin e një procesi të rregullt dhe të drejtë.

Reagimi i plotë i KSHH

Avokati mbrojtës i Z.Ilir Beqaj, në një shkresë të datës 10.04.2025 drejtuar disa institucioneve, përfshirë Komitetin Shqiptar të Helsinkit, ngre shqetësimin se gjatë seancave paraprake gjyqësore, klienti i tij vendoset në kafaz sigurie, fillimisht metalik dhe më pas prej xhami. Për të komunikuar me të mbrojturin, avokatit i duhet të kërkojë leje nga gjykata dhe t’i afrohet fizikisht kafazit, një praktikë që kufizon ndjeshëm ushtrimin efektiv të mbrojtjes. Ky shqetësim është ngritur edhe në gjykatë. Me vendimin e datës 07.04.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka rrëzuar ankimin, duke argumentuar se vendosja në kafaz nuk është në kompetencën e saj, por të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, institucioni përgjegjës për shoqërimin e të paraburgosurve.

Sipas publikimeve të medias të dt.21 Prill 2026[1], e njëjta kërkesë është paraqitur më herët edhe nga avokati mbrojtës i Z.Ilir Meta, drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të mos u mbajtur në kabinën e xhamit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, duke argumentuar cenim të drejtave kushtetuese dhe standardeve ndërkombëtare për një proces të rregullt.

Të dy shtetasit mbahen në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se kjo praktikë e Gjykatës përbën shkelje të rëndë të legjislacionit të brendshëm dhe të standardeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Së pari, sipas nenit 341 të Kodit të Procedurës Penale, drejtimi i seancës gjyqësore dhe ruajtja e rendit në sallë janë kompetencë ekskluzive e gjykatës.

Së dyti, neni 344 parashikon qartë se i pandehuri merr pjesë në gjykim si person i lirë, edhe kur është i paraburgosur. Kufizimet lejohen vetëm nëse ai pengon zhvillimin e seancës. Në këtë kuadër, argumentimi i Gjykatës se vendosja në kafaz është kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve bie ndesh me ligjin procedural penal. As ligji nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, dhe as aktet nënligjore përkatëse, nuk parashikojnë përdorimin e kafazit si masë standarde në sallën e gjyqit.

Së treti, kjo praktikë bie në kundërshtim edhe me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në çështjen Svinarenko dhe Slyadnev kundër Rusisë, GJEDNJ konstatoi se mbajtja e të pandehurve në kafaz gjatë gjykimit përbën trajtim poshtërues në shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Gjithashtu, kjo praktikë cenon prezumimin e pafajësisë dhe pengon komunikimin efektiv me mbrojtjen, duke sjellë edhe shkelje të nenit 6 të Konventës Evropiane, që garanton të drejtën për proces të rregullt.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka nënvizuar se nuk ka asnjë justifikim që një person të trajtohet si “kafshë e egër” dhe se arsyet e sigurisë mund të adresohen me masa më pak kufizuese, si shtimi i pranisë policore.

Në përfundim, KShH vlerëson se vendosja automatike e të pandehurve në kafaz në sallën e gjyqit nuk ka bazë ligjore, bie ndesh me standardet e garantuara në legjislacionin vendas dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut si dhe rrezikon drejtësinë e procesit.

Zbatimi korrekt i parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale dhe respektimi i standardeve të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të elaboruara në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburgut) nuk janë çështje interpretimi, por detyrim për autoritetet vendase përfshi gjykatat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.