☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,493 ▼0.75%
DOW 52,041 ▼0.67%
NASDAQ 24,992 ▼1.03%
NAFTA 86.63 ▼0.25%
ARI 4,033 ▼1.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $72,889 ▼ -2.78% ETH $2,015 ▼ -5.46% XRP $1.0399 ▼ -5.89% SOL $81.7200 ▼ -6.06%
S&P 500 7,493 ▼0.75 % DOW 52,041 ▼0.67 % NASDAQ 24,992 ▼1.03 % NAFTA 86.63 ▼0.25 % ARI 4,033 ▼1.99 % S&P 500 7,493 ▼0.75 % DOW 52,041 ▼0.67 % NASDAQ 24,992 ▼1.03 % NAFTA 86.63 ▼0.25 % ARI 4,033 ▼1.99 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kthehen ne Atdhe: Forcat tona ushtarake i japin fund misionit në Kabul- Afganistan

Ky është kontingjenti i fundit në Afganistan, i cili përmbylli një kapitull krenarie për Forcat e Armatosura në operacionet e mbështetjes së paqes, të udhëhequra nga NATO.

Trupat e Kontingjentit VI paqeruajtës të Batalionit të Forcave Speciale dhe Kontingjentit XIII paqeruajtës të Batalionit II të Këmbësorisë që morën pjesë në misionin “Resolute Support Mission” në Kabul, Afganistan, më datë 20 qershor 2021, janë kthyer në atdhe pas përmbushjes së detyrës.

““Mirë se erdhët në atdhe!” – Kthehet Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbësorisë, që morën pjesë në misionin “Resolute Support Mission” në Kabul, Afganistan”, -shkruan ministri Peleshi.

Ndërsa në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, në mjediset ushtarake të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Rinas, morën pjesë zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Manushaqe Shehu, komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Arben Kingji dhe atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë kolonel Muhammet Kelami Kablay, si dhe familjarët e efektivëve.

Në fjalën e tij, komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Arben Kingji theksoi: “Nga ky vend ku jemi mbledhur, kemi përcjellë dhe pritur shumë kontingjente ndër vite, por ky i sotmi është më i veçantë. Ju jeni kontingjenti i fundit në misionin paqeruajtës RSM duke përmbyllur një tjetër kapitull historik krenarie të kontributit të Forcës Tokësore në operacionet e mbështetjes së paqes, të udhëhequra nga NATO. Eksperienca e përfituar është një mundësi e shkëlqyer, ku mësimet e nxjerra do t’i përdorim në të ardhmen në trajnim, edukim dhe stërvitje.”

Ky mision ka qëndruar për 6 muaj në Afganistan. Ai u nis nga Shqipëria të martën, më 8 dhjetor 2020, ku ishte i pranishëm Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), gjeneralmajor Bajram Begaj. Misioni VI i Resolute Support Mission në Kabul është kontingjenti i fundit që shërben në Afganistan. Forca Tokësore që në fillimet e pjesëmarrjes në misionet ndërkombëtare në Afganistan në 2002 është përfaqësuar në të gjitha komandat rajonale si Herat, Mazar-i-Sharif, Kabul dhe Kandahar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.