Kthimi i “Shën Sofisë” në xhami, bota reagon ashpër: Vendim i padrejtë
Vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Stamboll, një magnet për turistët në mbarë botën, u ndërtua për herë të parë si një katedrale në Perandorinë e krishterë Bizantine, por u shndërrua në një xhami pas pushtimit otoman të Kostandinopojës në 1453.
Vendimi i gjykatës u pasua me shpejtësi nga Erdogan duke thënë se siti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Stamboll do të rihapej për adhurimin e myslimanëve. Gjykata më e lartë administrative e Turqisë, anuloi njëzëri një vendim të kabinetit të vitit 1934 dhe tha se Shen Sophia ishte regjistruar si xhami në veprat e saj të pasurisë.
Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe udhëheqësit e kishave ishin ndër ata që shprehën shqetësimin për ndryshimin e statusit të ndërtesës së madhe të shekullit të gjashtë, të kthyer në një muze në ditët e para të shtetit laik modern turk nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Ataturk.
Kisha Ortodokse Ruse shprehu hidhërim ndaj vendimit të Turqisë për revokimin e statusit të muzeut të Hagia Sophia, duke e akuzuar atë për injorimin e zërave të miliona të krishterëve. Greqia e ka quajtur këtë veprim të Turqisë një “provokim të hapur për botën e qytetëruar”.