🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,709 ▼ -1.33% ETH $2,220 ▼ -0.55% XRP $1.3309 ▼ -1.07% SOL $82.3900 ▼ -1.92%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Ekspozita

“Kufijtë: gjuhë, hapësirë, objekte, njerëz” në Tiranë

Ekspozita3 Me rastin e Presidencës italiane të Bashkimit Evropian, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Institutet Italiane të Kulturës në Këln, Strasburg, Tiranë dhe Zagreb, do të prezantojnë sot në mbrëmje në ambjentet e hollit të Pallatit të Kulturës, ora 18:30, ekspozitën e artit bashkëkohor KUFIJTË: gjuhë, hapësirë, objekte, njerëz konceptuar dhe kuruar nga Martina Corgnati. Artistët që do të ekspozojnë njëri pas tjetrit në katër Institutet janë: Maria Cristina Carlini,  Agostino Ferrari, Agnese Purgatorio dhe Donatella Spaziani.

Brenda këtij programi të rëndësishëm artistik dhe kulturor renditet ekspozita personale, e tipit antologjik, e Agnese Purgatorio. “Qëndro më the dhe unë qëndrova”.Për këtë rast, artistja shoqërohet nga asistente-kuratore Clara Rosenberg, e zgjedhur në kuadër të një programi arsimor të perfeksionimit të përbashkët nga Institutet Italiane të Kulturës të përfshirë në projekt dhe nga prof. Corgnati (Akademia e Arteve të Bukura Albertina).

Artistja, e cila prej vitesh punon mbi temën e mërgimit dhe klandestinitetit, duke u përballur në mënyrë sistematike me idenë, reale dhe metaforike, të kufirit si rrugë e shënuar nga historia në trupin e gjallë të gjeografisë, është veçanërisht e përshtatshme të kthejë, përmes veprave të saj, idenë dhe temën e projektit.

Në këtë ekspozitë do të shfaqen 12 vepra dhe një video instalim, që janë pjesë e tri serive të ndryshme të realizuara nga artistja gjatë viteve 2007 dhe deri më sot: Fronte dell’Est (2007/2014), nga ku janë përzgjedhur pesë vepra, po kaq ngaPerhaps you can write to me (2010/2014), dhe dy nga Dalla Clandestinità (2014).

Në fotomontazhin dixhital të serisë së parë, Agnese Purgatorio zëvendëson fytyrën e disa emigrantëve, të fotografuar direkt në anijet që i transportuan ata në portet jugore të Adriatikut, me ato të personaliteteve të njohura në fushën e artit, muzikës dhe kulturës, të zgjedhur për vendndodhjen e tyre metaforike të klandestinitetit kundrejt gjuhëve të kohës së tyre: nga Patti Smith te Joseph Beuys, nga Pasolini te Alda Merini. Pamja fotografike pëson kështu një ndryshim thelbësor që, edhe duke mos ndryshuar pamjen e saj në shikim të parë, ajo rimodulon vazhdimisht kuptimin. Ajo ç’ka rrjedh është një përzierje e identitetit dhe një pikëpyetje mbi rolin e “profetit kulturor”.  Në seritë më të reja, nuk ndryshon strategjia themelore e artistit, edhe pse turma e emigrantëve në këtë rast është më e madhe, gjithnjë më shtypëse, në det, e shoqëruar me tekste dhe shenja të artistëve të mëdhenj.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 21 gusht 2014.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.