☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,555 ▼ -1.72% ETH $2,213 ▼ -1.22% XRP $1.3296 ▼ -1.5% SOL $82.2800 ▼ -2.47%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Kufiri detar, Greqia rihap çështjen pas statusit

Presidenti grek flet në telefon me Nishanin. Venizelos: Kufijtë detarë, pjesë e kritereve

presidenti grekGreqia i kujton Shqipërisë çështjen e kufirit detar të mbetur ende pa zgjidhje. Shtatë ditë pas vendimit pro dhënies së statusit të vendit kandidat, Greqia po i kujton Shqipërisë të zgjidhë çështjen e mbetur pezull, pasi tashmë shteti fqinj e mbajti premtimin për avancimin në procesin e integrimit europian. Sinjalet për rikthimin e çështjes së Paktit Detar mes dy vendeve u dhanë nga Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias, dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizelos. I pari e ka bërë të qartë në një bisedë telefonike me Presidentin Bujar Nishani. Ndërsa Venizelos në një konferencë për shtyp, me rastin e mbylljes së Presidencës së BE-së, ka dhënë sinjalin se avancimi i mëtejshëm i procesit të integrimit varet nga zbatimi i ligjeve ndërkombëtare për detin.

Papoulias

Presidenti Bujar Nishani, sipas njoftimit zyrtar, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Greqisë, Karolos Papoulias, vendi i të cilit ushtron Presidencën aktuale të Bashkimit Europian, për ta falënderuar për rolin që shteti fqinj luajti për çështjen e statusit të vendit kandidat. “Presidenti Nishani falënderoi Presidentin Papoulias, për rolin që vendi i tij, fqinj i Shqipërisë, dhe në ushtrim të Presidencës së radhës së BE-së, ka luajtur në avokimin e zëshëm për dhënien e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE. Presidenti theksoi se ky vendim i merituar dhe shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, është vlerësim për arritjet e deritanishme, por edhe inkurajim i fortë për të vazhduar përpara në rrugën e reformave të mëtejshme. Presidenti Papoulias shprehu kënaqësinë, që premtimi i bërë gjatë vizitës së fundvitit të kaluar në Tiranë, për një angazhim të fortë mbështetës të qeverisë, gjatë Presidencës greke të BE, u realizua plotësisht. Ai shprehu kënaqësinë që Presidenca greke kalon tek një tjetër fqinj i Shqipërisë, Italia, me të cilën është bashkërenduar mbështetja e deritanishme, por dhe në vazhdimësi, për Shqipërinë”, thuhet në njoftimin për shtyp. Siç bën e ditur presidenca shqiptare, mes dy presidentëve është diskutuar edhe për çështjet e pazgjidhura ku përfshihet dhe kufiri detar. “Presidenti Papoulias shprehu edhe shpresën se çështjet dypalëshe do të vijojnë të trajtohen, përfshirë marrëveshjen për delimitimin e shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare. Presidenti Nishani, duke shprehur besimin se mes dy vendeve do të zgjidhen të gjitha çështjet, përfshirë delimitimin e zonave detare, në respekt dhe zbatim të standardeve europiane dhe ndërkombëtare, vlerësoi edhe një herë Presidentin Papoulias si një mik të veçantë të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, – thuhet në njoftimin e Presidencës.

Venizelos

‘Sirenat greke’ për paktin detar janë lëshuar edhe nga numri dy i qeverisë, Evangelos Venizelos, i cili nga Athina i ka kujtuar zbatimin e ligjeve ndërkombëtare për detet. Shqetësimit të gazetarit grek se pse Shqipërisë iu dha statusi, në një kohë që ka mbetur pa zgjidhur çështja e kufirit detar, e njohur ndryshe si Zonat Ekskluzive Ekonomike, ministri Venizelos i përgjigjet duke iu shprehur se nuk duhet të ngatërrohet dhënia e statusit dhe hapja e negociatave, pasi sipas tij, janë gjëra krejt të ndryshme. “Për të marrë fillimin e negociatave, duhet të përmbushen të gjitha kriteret e Kopenhagës, duke dhënë të gjitha informatat dhe provat për pranimin e Acquis Communitare. Kjo përfshin Ligjet Ndërkombëtare dhe Ligjin Ndërkombëtar të Detit. E në momentin kur Bashkimi Europian, Këshilli do të votojnë Strategjinë e re Europiane për Siguri Detare, do të insistojnë në rëndësinë e zonave detare dhe në të drejtën ndërkombëtare e detit, kjo do të thotë diçka. Sepse 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian sigurisht do të pranojnë Konventën mbi të Drejtën e Detit dhe konceptin e zonave detare dhe nevojën për caktimin e kufijve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare të detit”, u shpreh Venizelos.

Ministri

Bushati kërkoi hetimin nga Prokuroria për shkeljet e marrëveshjes

bushatiQeveria shqiptare i ka kërkuar Prokurorisë që të hetojë mbi Paktin Detar të vitit 2009, ku firmëtar është kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, i cili, në atë kohë, mbante postin e ministrit të Jashtëm. Një qëndrim të tillë e bëri ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili kërkoi që prokuroria ta ndërmarrë vetë nismën për hetuar mbi mënyrën se si është proceduar me cedimin e territorit shqiptar dhe se kjo përbën vepër penale. “Kjo është një çështje që derisa është rrëzuar në thelb dhe në procedurë nga Gjykata Kushtetuese, meriton të shqyrtohet nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm, në rast se kemi elemente të veprës penale për nënshkruesit e marrëveshjes. Kemi bërë gjithë evidentimin përkatës, kemi hetuar mënyrën sesi është bërë negocimi që jo thjesht ka dëmtuar interesin kombëtar, por e ka vënë Shqipërinë në një pozitë delikate edhe me partnerët nga pikëpamja administrative. Besoj se Prokurori i Përgjithshëm ka gjithë dokumentacionin përkatës, ka vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka praktikën e së Drejtës Ndërkombëtare e cila konsiderohet tërësisht e shkelur nga Gjykata dhe ka parasysh nenin 210 të Kodit Penal, ku parashikohet vepra për të cilën bën fjalë Gjykata Kushtetuese. Lidhur me negociatorët ka filluar një analizë e brendshme në ministri dhe do të merren masat përkatëse. Ndërsa për sa u përket nënshkruesve, pres me qetësi nga Prokurori i Përgjithshëm në rast se jemi në kushtet e nenit 210 të Kodit Penal apo jo”, – deklaroi Bushati. Neni 210 i Kodit Penal parashikon dënimin me burg nga 5 deri në 10 vjet për marrëveshjet e bëra me shtete të huaja për dorëzim pjesërisht apo tërësisht të territorit.

BLEDAR HOTI

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.