🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,721 ▲0.39%
DOW 52,461 ▲0.95%
NASDAQ 26,475 ▲0.17%
NAFTA 97.58 ▼0.97%
ARI 4,150 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,507 ▲ +0.63% ETH $2,437 ▲ +1.49% XRP $1.3212 ▲ +1.5% SOL $105.6900 ▲ +1.04%
S&P 500 7,721 ▲0.39 % DOW 52,461 ▲0.95 % NASDAQ 26,475 ▲0.17 % NAFTA 97.58 ▼0.97 % ARI 4,150 ▼0.25 % S&P 500 7,721 ▲0.39 % DOW 52,461 ▲0.95 % NASDAQ 26,475 ▲0.17 % NAFTA 97.58 ▼0.97 % ARI 4,150 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Sporti

Kujdes nga mallkimi i statujës së Rocky-t! Historia supersticioze dhe ironia nga Philadelphia

Sipas legjendës, çdo skuadër që provon të “rekrutojë” boksierin e famshëm, duke i veshur fanellën e vet, përfundon humbëse.

Në Philadelphia ka diçka supersticioze, që tifozët e kombëtareve të Botërorit nuk duhet ta injorojnë: nuk duhet t’i veshin Rocky Balboa-s fanellën e skuadrës së tyre. Pennsylvania, mes ironisë dhe skaramacisë, ka dhënë një paralajmërim zyrtar për ekipet e impenjuara në Kupën e Botës 2026: kujdes nga “mallkimi i statujës së Rocky!”.

Ky mit lidhet me statujën e famshme të boksierit kinematografik përpara “Philadelphia Museum of Art”, e kthyer në një lloj talismani… në anën e kundërt.

Sipas legjendës, çdo skuadër që i vesh fanellën e vet Rocky-t, më pas humb. Rasti i fundit është ai i Ekuadorit. Para ndeshjes me Bregun e Fildishtë, disa tifozë të kombëtares amerikanojugore ngjitën shkallët e famshme dhe i veshën statujës fanellën e Seleçion. Rezultati? Humbje 1-0.

Por historia nuk lind këtu. Në SHBA shumë tifozë të Nfl kujtojnë mirë precedentë pak inkurajues. Minnesota Vikings në 2018-ën, New England Patriots të njëjtin vit të Super Bowl dhe San Francisco 49ers në 2023-shin kishin “personalizuar” Rocky-n me ngjyrat e klubeve të tyre dhe humbën ndeshjet vendimtare.

Me 5 ndeshje të tjera të Botërorit që do të luhen në Philadelphia, enti turistik “Visit Pennsylvania” ka vendosur t’i paraprijë situatës, duke publikuar një mesazh drejtuar kombëtareve që do të shkojnë aty, mes tyre Brazilit, Francës, Kroacisë dhe Ganës.

“Ju urojmë mirëseardhjen dhe më të mirën për ndeshjet tuaja në Philadelphia, – shkruhet në postimin në Instagram. – Si zotër shtëpie, duam t’u bëjmë të ditur një fenomen të njohur: mallkimin e statujës së Rocky-t. Philadelphia mezi ju pret, por Rocky vërtet nuk ka nevojë për fanellën tuaj”, – mbyllet postimi në mënyrë ironike.

Një paralajmërim që Brazili, që pritet të luajë të premten e 19 qershorit kundër Haitit, duhet ta marrë seriozisht. Në kohë Botërori, mes taktikës dhe talentit, pak esklamaci nuk bën keq asnjëherë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.