☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,005 ▲ +0.76% ETH $2,269 ▲ +1.11% XRP $1.2553 ▲ +0.63% SOL $95.4000 ▼ -0.26%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

“Kujdes nga pickimet e mushkonjave”, IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga malaria

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar këshilla për qytetarët për mbrojtjen nga malaria, sëmundje infektive që transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.

IKSHPK rekomandon që personat që udhëtojnë në zona ku malaria është e përhapur të informohen paraprakisht dhe të konsultohen me profesionistë shëndetësorë për masat parandaluese, përfshirë barnat mbrojtëse profilaktike.

Sipas udhëzimeve, ndër simptomat që mund të shfaqen pas udhëtimit në zona me rrezik janë temperatura dhe ethet, të dridhurat dhe djersitja, dhimbja e kokës, lodhja dhe dobësia, si dhe të përzierat ose të vjellat.

IKSHPK këshillon qytetarët të veshin rroba me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata, veçanërisht gjatë natës, kur mushkonjat mund të jenë aktive.

Po ashtu, rekomandohet përdorimi i rrjetave kundër mushkonjave, sidomos gjatë gjumit, përdorimi i rrjetave në dyer e dritare dhe qëndrimi në ambiente të ajrosura ose të mbrojtura nga mushkonjat.

Për mbrojtje shtesë, qytetarët këshillohen të përdorin kremra kundër mushkonjave në pjesët e ekspozuara të trupit dhe të shmangin sa të jetë e mundur ekspozimin ndaj pickimeve.

IKSHPK thekson se personat që kanë temperaturë ose simptoma të tjera të ngjashme me gripin pas kthimit nga një zonë ku malaria është e pranishme, duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore dhe të tregojnë për udhëtimin e tyre. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.