Kujdes nga stresi kronik, psikologia: Mos neglizhoni shenjat e para
Stresi është një nga fenomenet që po përhapet me shpejtësi në popullatën shqiptare. Psikologët janë të mendimit se problematikat e jetës së përditshme janë ato që na shkaktojnë stres, të cilin ndonjëherë e nënvlerësojmë apo nuk e kuptojmë që jemi të prekur.
Por si ta kuptojmë se jemi prekur nga stresi kronik, i cili na dëmton jo vetëm shëndetin mendor, por edhe atë fizik?
Ekspertët kërkojnë që stresi kronik të mos neglizhohet dhe të kërkohet menjëherë ndihmë, pasi ai mund të bëhet shkak për dëmtimin e zemrës. Një studim i realizuar nga ekspertët në Londër ka nxjerrë në pah se stresi kronik rrit me 43% rrezikun për infarkt ose goditje në tru.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.