Kronika

Kukës, as drejtorët nuk paguajnë energjinë.Prefekti: Masa ndëshkuese

1418131629masatkukesQarku i Kukesit është zona me përqindjen më të ulët të shlyerjes të faturave të energjisë elektrike.

Ne listen e debitoreve nuk jane vetem familjet e varfra dhe te papunet, por sipas prefektit, ne liste jane edhe drejtuesit e institucioneve shteterore, te cilet nuk e paguajne energjine qe shpenzojne ne shtepite e tyre.

Per me teper pjesa me e madhe nuk kane asnjë marrëveshje me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për mundësinë e shlyerjes së faturave aktuale apo ato të prapambetura.

Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi të mbajtur në Prefekturën e Kukësit, ku Prefekti Safet Gjici ka deklaruar se ndaj këtyre drejtuesve apo edhe punonjësve të administratës nuk do të ketë asnjë tolerim.

Në Qarkun e Kukësit janë 25 drejtori rajonale, të cilat kanë një numër të konsiderueshëm punonjësish, në strukturat e tyre. Ndonëse ministritë përkatëse kanë dërguar urdhërat për shlyerjen e faturave të energjisë, si nga drejtuesit ashtu edhe nga punonjësit, një pjesë e tyre ende nuk kanë nisur pagesat e borxheve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button