☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 79.64 ▼0.66%
ARI 3,612 ▼1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $60,118 ▼ -2% ETH $1,691 ▼ -1.72% XRP $0.9412 ▲ +0.36% SOL $71.1400 ▼ -1.5%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.64 ▼0.66 % ARI 3,612 ▼1.09 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.64 ▼0.66 % ARI 3,612 ▼1.09 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kukësi zgjohet nën acar, dëbora zbardh disa njësi administrative! Probleme me qarkullimin e mjeteve për shkak të prezencës së akullit | JavaNews.al

Kukësi zgjohet nën temperatura të ulëta, dëbora zbardh disa njësi administrative, vështirësohet lëvizja e mjeteve për shkak të prezencës së akullit

Qarku i Kukësit është zgjuar këtë të martë me mot të qëndrueshëm dhe pa reshje shiu apo bore, por temperaturat kanë shënuar rënie, duke zbritur nga 4 gradë Celsius në qytetin e Kukësit deri në -3 gradë në zonat e thella të banuara, mbi 900 metra mbi nivelin e detit.

Ndërkohë, gjatë natës, reshjet e borës kanë zbardhur disa njësi administrative, si Shishtavec, Zapod, Topjan, Grykë-Çajë, Kalisi dhe Arrën.

Shtresa e borës nuk e ka kaluar trashësinë prej 5 centimetrash dhe nuk ka shkaktuar bllokim të rrugëve. Megjithatë, në këto zona ka prezencë të akullit në akset rrugore, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat e thella malore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.