☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,969 ▲ +0.49% ETH $2,415 ▼ -0.58% XRP $1.2955 ▼ -0.19% SOL $103.9400 ▼ -0.16%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Arte

Kulla e Turanit, ndërhyrje restauruese për të ndalur degradimin e monumentit me rëndësi historike dhe arkitektonike

Kulla e Turanit, një monument i rëndësishëm kulture me vlera të veçanta historike dhe arkitektonike, po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të gjerë restauruese për shkak të dëmtimeve të grumbulluara me kohë, me qëllim ruajtjen, por edhe promovimin e saj si një atraksion kulturor dhe turistik. Ndërhyrjet në këtë kullë, një prej monumenteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në juglindje të Shqipërisë, janë të financuara nga fondi i Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit për rastet emergjente.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja inspektoi punimet për restaurimin e Kullës së Turanit, monument kulture i kategorisë së parë. Për këto ndërhyrje ministri Gonxhja shprehet se përveç shpëtimit të monumentit, synohet edhe rivitalizimi i tij si pjesë e itinerareve turistike dhe kulturore, duke ruajtur vlerat dhe autenticitetin për brezat e ardhshëm. “Vijojnë punimet për restaurimin dhe konsolidimin e Kullës së Turanit, një monument me rëndësi të veçantë historike dhe arkitektonike, i përfshirë në listën e objekteve në risk të DRTK Korçë.

Ndërhyrjet, të financuara nga fondi i MTKS për rastet emergjente, përfshijnë konsolidimin e muraturave, trajtimin e çarjeve, restaurimin e kupolës dhe çatisë, si dhe përmirësimin e mbrojtjes nga lagështira. Krahas shpëtimit dhe stabilizimit të monumentit, synohet edhe rivitalizimi i tij si pjesë e itinerareve turistike dhe kulturore të zonës, duke ruajtur autenticitetin dhe vlerat e tij historike për brezat e ardhshëm”, shprehet ministri Gonxhja për ndërhyrjen që po vijon në Kullën e Turanit. Kulla e Turanit është një kullë karakteristike, e ndërtuar në skajin lindor të fshatit Turan, ndërsa punimet restauruese nisën pas shqetësimeve të ngritura muaj më parë për gjendjen e amortizuar të saj.

Kulla monument kulture

Kjo kullë është një dëshmi e shquar e arkitekturës së fortifikuar dhe ka një histori thelbësore, që shtrihet në kohën e lashtë. Kulla ka një planimetri katrore me përmasa të vogla dhe një ambient në çdo kat, duke theksuar funksionin e saj të përqendruar kryesisht në mbrojtje. Volumi i mbyllur, strehët e gurta të pazhvilluara dhe mungesa e dritareve flasin për karakteristikat e një objekti të ndërtuar kryesisht për qëllime mbrojtëse. Me një sipërfaqe prej 46,575 m2 dhe dimensione 6.75 x 6.9 m, kulla ka një lartësi prej 15 metrash, ndërsa ndërhyrja restauruese që po vijon synon ruajtjen e origjinalitetit dhe forcimin strukturor të monumentit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.