☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 93.99 ▲0.1%
ARI 4,176 ▲1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,022 ▼ -2.9% ETH $2,364 ▼ -5.58% XRP $1.3090 ▼ -4.7% SOL $102.3600 ▼ -4.26%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 93.99 ▲0.1 % ARI 4,176 ▲1.66 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 93.99 ▲0.1 % ARI 4,176 ▲1.66 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Kulmi i fluksit në portin e Durrësit, nëntë mijë udhëtarë mbërritën këtë të diel në vend

E kthyer në një destinacion tepër të kërkuar, Shqipëria vazhdon të tërheqë turistë të shumtë të cilët mbërrijnë në vend edhe përmes transportit detar, nga porti më i madh, ai i Durrësit.

Mijëra shtetas të grupmoshave të ndryshme nga Italia dhe vende të tjera të botës zgjedhin linjat e trageteve për të mbërritur në Durrës për pushime. Kjo e diel shënoi dhe pikun e fluksit për këtë sezon. Afro 9 mijë udhëtarë mbërritën në port me 6 tragete të linjave të Barit dhe Ankonës, të cilat prej disa javësh e bëjnë lundrimin vajtje-ardhje për të plotësuar kërkesat në rritje të udhëtarëve.

Për t’iu përgjigjur këtij fluksi, autoritetet policore dhe doganore punojnë me kapacitet të plotë për të ofruar përpunim të shpejtë e pa vonesa për udhëtarët e shumtë, të huaj e vendas.

Në port janë shtuar edhe masat e sigurisë, për të penguar çdo aktivitet të kundërligjshëm përmes kësaj pike kufitare. Paraditen e së dielës një autobus i linjës Firence-Durrës u ndalua për kontroll të imët fizik, por kjo shkaktoi pakënaqësi te afro 50 udhëtarë që mbetën të bllokuar për orë të tëra në terminalin e trageteve, në pritje të bagazheve që kishin në autobus.

Të shqetësuar për vonesat e krijuara në raste të kësaj natyre, udhëtarët kërkojnë një mirëmenaxhim pa cenuar vijimësinë e tyre drejt destinacionit përfundimtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.