☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.02 ▼4.75%
ARI 5,016 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,139 ▲ +3.26% ETH $2,344 ▲ +10.05% XRP $1.5262 ▲ +7.54% SOL $95.6400 ▲ +7.74%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.02 ▼4.75 % ARI 5,016 ▼0.91 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.02 ▼4.75 % ARI 5,016 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Kumbaro: Qeveria, Komision Shtetëror për vizitën e Papa Françeskut

 big_ministria_kumbaro_konference_kryeministriMinistra e Kulturës, Mirela Kumbaro në konferencën për shtyp mbajtur sot nga kryeministria bëri të ditur vendimin e Qeverisë lidhur me ngritjen e Komisionin Shtetëror pë vizitë e Papa Françeskut në Shqipëri.

“Në 15 qershor, Kryeministri Edi Rama bëri publike ngjarjen e madhe të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, në datën 21 shtator të vitit 2014. Një ngjarje, që është besoj lajm shumë i mirë, mesazh shumë i mirë dhe gjithëpërfshirës, jo vetëm për shqiptarët dhe Shqipërinë, por për gjithë rajonin.

Në këtë kontekst, në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor vendimi për krijimin e Komisionit Shtetëror i cili do të merret me organizimin e punës dhe të gjithë aktiviteteve që do të bashkërendohen në kuadrin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, në datën 21 shtator”, deklaroi Kumbaro.

Ministrja tha se Komisioi Shtetëror, do të kryesohet nga Ministri i Kulturës dhe në përbërje të tij do të ketë anëtarët si  Ministrin për Mirëqenien Sociale dhe Rininë, përfaqësues të kabinetit të institucionit të Presidentit, përfaqësues të kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, përfaqësues të kabinetit të Kryeministrit,  Prefektin e Tiranës, zëvendësministrin e Financave, përfaqësues të Bashkisë së Tiranës,  Drejtorin e Protokollit të Shtetit, Përfaqësues të komunitetit katolik, si dhe komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë.

“Ky komision” ka vijuar Kumbaro në fjalën e sajë, ” do të organizojë dhe do të bashkërendojë të gjitha aktivitet e parashikuara dhe që do të bëhen publike më raporte të njëpasnjëshme të këtij Komisioni, pasi të përfshijë në mbledhjet e tij edhe përfaqësues të grupeve parlamentare, të organeve të tjera të qeverisjes qendrore dhe vendore apo të institucioneve të tjera pjesëmarrja e të cilave vlerësohet si shumë e rëndësishme për përmbushjen e misionit të marrë përsipër nga ky Komision Shtetëror”.

“Vizita e Papa Françeskut më 21 shtator, është një lajm i mirë dhe një ngjarje gjithëpërfshirëse për gjithë rajonin” ka shtuar Kumbaro në fjalën e saj.

Papa Françesko, e ka pranuar ftesën që i është bërë nga autoritetetshqiptare, dhe e ka konfirmuar vizitën e tij të shkurtër, shtunën e 21 shtatorit,

Ati i Shejntë e ka përkufizuar udhëtimin e tij drejt vëndit tonë si një dëshmi dhe dashuri drejtuar një vëndi që ka vuajtur gjatë periudhës së komunizmit”

Nga ana tjetër, edhe Nunci Apostolkik Ramiro Molinar Ingles e ka përshkruar vizitën e Papës si një ‘Udhëtim Apostolik, ku gjatë së cilës, Ati i Shenjtë do të inkurajojë dhe thellojë raportet me vëndin tonë, për përballimin e sfidave aktuale, apo atyre të ardhsme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.