Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 28 May 2026
S&P 500 7,520 ▲0.02%
DOW 50,644 ▲0.36%
NASDAQ 26,675 ▲0.07%
NAFTA 90.51 ▲2.06%
ARI 4,420 ▼1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $73,558 ▼ -3.1% ETH $1,995 ▼ -4.27% XRP $1.2936 ▼ -2.72% SOL $81.2800 ▼ -2.94%
S&P 500 7,520 ▲0.02 % DOW 50,644 ▲0.36 % NASDAQ 26,675 ▲0.07 % NAFTA 90.51 ▲2.06 % ARI 4,420 ▼1.37 % S&P 500 7,520 ▲0.02 % DOW 50,644 ▲0.36 % NASDAQ 26,675 ▲0.07 % NAFTA 90.51 ▲2.06 % ARI 4,420 ▼1.37 %
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
28 May 2026
Breaking
La Liga

Kumbulla mbron veten: Jam profesionist, nuk e meritoj atë që tha trajneri Demichelis

Sezoni që sapo përfundoi nuk ka qenë i lehtë për Marash Kumbullën, i huazuar nga Roma te Mallorca, tashmë e rënë nga kategoria. Mbrojtësi shqiptar ka kaluar nga të qenit shtylla mbrojtëse e Espanyol në sezonin 2024-25, në një periudhë të vështirë të shoqëruar nga dëmtimet, përveçse u vu në shënjestër nga Martín Demichelis para javës së fundit. Në një intervistë telefonike për “Mundo Deportivo”, qendërmbrojtësi mbron veten dhe flet për ndjesitë e tij të së kaluarës, të tashmes dhe, mbi të gjitha, të së ardhmes.

Para së gjithash, si jeni? Si është dhoma e zhveshjes pas një rënieje nga kategoria që pak kush mund ta parashikonte në fillim të sezonit? Sigurisht ndihem keq për atë që ndodhi. Nuk ishte ajo që donim as ne lojtarët, as stafi, as trajneri, as klubi. Është shumë e vështirë ta pranosh sepse normalisht, me pikët që kemi grumbulluar, mbijeton. Ky sezon ka qenë pak i çuditshëm. Dhemb shumë, sepse nuk ishte ajo që prisja.

Është e vështirë të besohet që ra një ekip me kaq shumë talent… Futbolli është shumë çështje dinamikash. Kur filluam La Liga-n, kishim një kalendar mjaft të vështirë. Kjo bëri që të kishim një seri të keqe, pastaj ndjen presionin… Mendoj se kishim skuadër për të shpëtuar, të paktën, por në futboll ndodhin gjëra që ndonjëherë nuk di si t’i shpjegosh. Nuk ka shpjegim.

Në javët e fundit zona e rënies u ngushtua shumë… Unë jam mësuar që në Itali, me 40 pikë, mbijeton në 99% të rasteve. Por në La Liga ka shumë ekipe të të njëjtit nivel, është një ligë shumë e ekuilibruar; Getafe arriti në ‘Conference League’ me pak pikë më shumë se ne. Mendoj se ka shumë pabarazi në Itali, krahasuar me Spanjën; këtu mund të humbasësh me këdo. Duke folur me shokët e skuadrës, javët e fundit ishin të vështira sepse ne fitonim, edhe të tjerët gjithashtu. Kjo të bën të ndihesh keq, sepse thua: ‘Dreqin!’ Fituam ndaj Real Madridit, Rayo-s, por fituan edhe të gjithë të tjerët. Është e vështirë ta pranosh.

Po flitet shumë për të ardhmen e disa lojtarëve, sidomos për Muriqin. A shihni ndonjë mundësi që të qëndrojë në Segunda? Mjaft lojtarë janë shumë të lidhur me Mallorca, me ishullin. Është një skuadër me shumë nivel. Sigurisht nuk flas me shokët e mi për këto gjëra, por me siguri do të ketë ndryshime. Nuk besoj se të gjithë lojtarët, sidomos ata që kanë treg, do të qëndrojnë. Ky është mendimi im.

A duhej bërë më herët ndryshimi i trajnerit? U kalua nga 0.90 pikë për ndeshje me Arrasate në 1.50 me Demichelis… Ndoshta mund të përmirësoheshim edhe me Arrasate, këtë nuk do ta dimë kurrë. Çdo herë që ka një ndryshim, i zgjon pak të gjithë, kështu që ndoshta vetëm ndryshimi i jep një shtysë skuadrës. Në fillim të sezonit, me atë kalendar, e gjen veten me pak pikë, është e vështirë. Demichelis bëri mirë, skuadra u përmirësua, pati më shumë mundësi për të fituar ndeshje, por nuk mund të të them nëse do të kishte qenë më mirë nëse ndryshimi i trajnerit bëhej më herët.

Demichelis tha se nuk dinte asgjë për ju para javës së fundit. Nuk e di nëse doni të na tregoni versionin tuaj të ngjarjeve, përtej asaj që keni publikuar në rrjete sociale… Nuk e prisja. Shkova në shtëpi dhe filluan të më vinin komente dhe lajme, nuk e dija çfarë po ndodhte, por pastaj disa miq më thanë çfarë kishte thënë trajneri. Ende nuk e kuptoj pse e tha. Isha i dëmtuar dhe nuk mund të stërvitesha. E vetmja gjë që mund të them është se doja të isha 100%, dëshira ime ishte të isha me ekipin, prandaj në ndeshjet e fundit, kur nuk isha i disponueshëm, udhëtova me skuadrën. Doja të kontribuoja në një farë mënyre, të mbështesja ekipin. Nuk e di pse e tha, nuk më kishte ndodhur kurrë diçka e tillë. Mund të më thonë gjithçka, por që nuk jam profesionist dhe nuk kam qenë i përkushtuar ndaj ekipit, kurrë. E vendos gjithmonë ekipin të parin; nëse nuk mund të kontribuoja, është sepse nuk mund të jepja asgjë. Problemi që pata ishte pas ndeshjes me Valencian; udhëtova me ekipin në Vitoria dhe të hënën, pas asaj ndeshjeje, u përpoqa të stërvitesha. Por nuk mundesha, bëja çdo gjë dhe kisha shqetësime. Të nesërmen njësoj, madje edhe më keq. Aty vendosa të ndalem për të parë nëse mund të arrija javën tjetër, por në fund nuk u bë. Nuk kam asgjë për t’i thënë vetes, bëra gjithçka që munda për t’u kthyer. Siç thashë, nuk e prisja dhe mendoj se nuk e meritoj.

Para këtij episodi, a kishit pasur ndonjë problem me të? Jo, asgjë, prandaj u çudita. Ditët e pakta që stërvitesha më dukej në rregull dhe e vlerësoj punën që bëri këtu, këtë nuk e vë në dyshim. Por që ai të vërë në dyshim profesionalizmin dhe përkushtimin tim, jo, kjo nuk më ka ndodhur kurrë në karrierën time.

Është e qartë që nuk ka qenë një sezon i lehtë për ju… Erdha me mentalitetin për të ndihmuar, për të luajtur dhe për të konkurruar, por ka qenë shumë e vështirë. Ndonjëherë këto gjëra thjesht ndodhin: ti bën rutinën tënde, atë që ke bërë gjithmonë, por diçka nuk funksionon. Ka qenë e vështirë për mua, njerëzit mendojnë se ne nuk vuajmë. Më kanë thënë që jam me pushime, nuk kam dalë fare sepse isha i trishtuar; doja të kontribuoja, jeta ime është të luaj futboll. Dhe kur nuk e bën, ndihesh keq. Sigurisht nuk mund të mbyllesh në shtëpi 24 orë, sepse ndryshe nuk jeton, por nuk më vinte as të dilja për darkë. Ka qenë një vit i vështirë në nivel personal dhe ekipor.

Madje u fol edhe për një largim të mundshëm në janar… Kam dëgjuar edhe unë disa lajme, por në atë moment nuk doja të largohesha nga Mallorca, sepse pas dëmtimit të parë doja ta ndihmoja ekipin në pjesën e dytë të sezonit. Nuk doja t’i lija gjërat përgjysmë, nuk pati asgjë konkrete.

Përtej dëmtimeve, është e qartë që me Raíllo dhe Valjent në pozicionin tuaj nuk do ta kishit të lehtë. Pse zgjodhët Mallorca përpara projekteve të tjera? Më dukej një projekt serioz dhe isha i sigurt se mund të tregoja vlerën time. Jam i bindur që pa dëmtime do të kisha luajtur më shumë dhe do të kisha gjetur hapësirën time në ekip. Është e vërtetë që me një dyshe si ajo, që është bashkë prej shtatë vitesh, ishte më e vështirë, por projekti më bindi.

Pavarësisht gjithçkaje, a arrini të nxirrni diçka pozitive nga kjo periudhë e dytë në La Liga? Jam i bindur se çdo gjë ndodh për një arsye; ka qenë një vit shumë i vështirë, por që do të më bëjë më të fortë. Tani ajo që dua është të shkëputem dhe të filloj sezonin e ardhshëm me një mentalitet tjetër.

Tani duhet të ktheheni te Roma, ku keni edhe dy vite kontratë. Së fundmi thatë se do t’ju kishte pëlqyer të punonit më shumë me Gasperini… Është një nga trajnerët më të mirë në Itali dhe në Europë. E ka treguar me Atalantën dhe me Romën, e ka kthyer në Champions League pas shumë vitesh. Do të më kishte pëlqyer të stërvitesha më shumë me të, por Roma mori vendimet e saj. Duhet t’i pranosh dhe të kërkosh diçka që të bind.

Për momentin do të riktheheni në organikën e Romës… Do të shkoj të stërvitem mirë, të jem në dispozicion të trajnerit dhe të bëj më të mirën që mundem. Pastaj do të flasim, të shohim çfarë duan dhe do të vendosim.

Aty ku kanë kujtime të mira për ju është Espanyol… Edhe unë kam për ata, ishte sezoni im më i mirë në nivel personal dhe u arrit objektivi. Me Manolo kam një marrëdhënie shumë të mirë, flasim ndonjëherë. Jam shumë i lumtur për ta, është e vërtetë që pjesa e dytë e sezonit ishte pak më e keqe, por patën edhe pak fat të keq. Është një trajner shumë i mirë, si në aspektin taktik, ashtu edhe në marrëdhënien me lojtarët, kjo shihet. Tifozët dhe lojtarët e duan shumë. Kam shumë dashuri për Espanyol.

Sa shumë ishte mundësia për t’u kthyer aty verën e kaluar? Ka pasur një mundësi, por asgjë konkrete, nuk erdhi asnjë ofertë reale. E dija që ekzistonte dëshira për të qenë aty, por në fund nuk u realizua. Të shohim si do të shkojnë gjërat tani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.