🌡️
Tiranë — 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,623 ▲0.56%
DOW 52,310 ▲1.04%
NASDAQ 25,614 ▲0.69%
NAFTA 97.19 ▼6.66%
ARI 3,976 ▲1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,826 ▼ -0.3% ETH $2,287 ▲ +0.67% XRP $1.2511 ▼ -0.2% SOL $94.2300 ▼ -0.89%
S&P 500 7,623 ▲0.56 % DOW 52,310 ▲1.04 % NASDAQ 25,614 ▲0.69 % NAFTA 97.19 ▼6.66 % ARI 3,976 ▲1.96 % S&P 500 7,623 ▲0.56 % DOW 52,310 ▲1.04 % NASDAQ 25,614 ▲0.69 % NAFTA 97.19 ▼6.66 % ARI 3,976 ▲1.96 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Kundërshtitë për ndarjen territoriale, Mazniku: Debati në Kuvend, jo me protesta dhe referendum

Partia Socialiste nuk tërhiqet nga propozimi i reformës territoriale, pavarësisht protestave nga kryebashkiakët dhe qytetarët, të cilët preken nga ndarja e re territoriale.

Në një intervistë për A2CNN, nismëtari i mazhorancës, Arbjan Mazniku, i cilëson kundërshtitë në terren jo si një debat që lindi nga mungesa e transparencës, por si lëvizje për interesa të ngushta personale të disa zyrtarëve që nuk duan të heqin dorë nga karrigia.

Të njëjtën përgjigje ai e ka edhe për kolegun e tij në grupin parlamentar socialist, deputetin e Vlorës, Vullnet Sinaj, i cili kërkon që Selenica të mbetet bashki më vete.

Vendi ku duhet të shpalosen mendimet e ndryshme për projektin socialist duhet të bëhen në Komisionin e Ligjeve me nisjen e shtatorit.

Socialistët nuk e pranojnë sfidën e demokratëve që t’i çojnë dy hartat në referendum. Mazniku e fton Boçin që betejën ta kryejnë në të njëjtën rrugë, Parlament.

Ndërsa opozita ka shpresa që ndërkombëtarët do të frenojnë hartën e socialistëve, Mazniku ju shuan edhe këtë dilemë.

Dhe si vend sovran, vendimin e fundit socialistët ia lënë Parlamentit, institucion ku ata e kanë shumicën e cilësuar, me votat e nevojshme për ta kaluar reformën edhe pa dakordësinë e PD.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.