☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,714 ▼0.65%
DOW 51,605 ▼0.5%
NASDAQ 26,946 ▼1.1%
NAFTA 91.84 ▲1.46%
ARI 4,316 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $84,300 ▼ -2.53% ETH $2,667 ▼ -3.02% XRP $1.5044 ▼ -4.06% SOL $114.6000 ▼ -2.66%
S&P 500 7,714 ▼0.65 % DOW 51,605 ▼0.5 % NASDAQ 26,946 ▼1.1 % NAFTA 91.84 ▲1.46 % ARI 4,316 ▼1.39 % S&P 500 7,714 ▼0.65 % DOW 51,605 ▼0.5 % NASDAQ 26,946 ▼1.1 % NAFTA 91.84 ▲1.46 % ARI 4,316 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Opinion

Kur James Bondi kthehet në Menekshe: Telendisja në telenovelë turke, e një spy story

Nga Ylli Pata

Historia që SPAK i dhuroi publikut ishte një fabul e mrekullueshme.

Një kryespiune nga Kosova që telefonon një garip durrsak në panik, në stres që kërkon një ngushëllim. Një fjalë, një gjest të butë që t’i qetësojë shpirtin, mendjen e ikur për bojë, ndoshta edhe të rënduar nga municione izotrope.

Por askush nuk i flet, askush prej miqve që kishte ngrënë e pirë nuk i përgjigjet. Telefoni, i cili nuk i pushonte asnjë minutë, në çdo kohë të ditës 24/7 është shurdh.

Është vetëm një grua që në momentin më të vështirë të jetës së tij mundohet ta qetësojë. Shpirt, mblidhe mendjen. Gjërat duhet t’ja lëmë kohës. Por garipi është në stres dhe e çmend me telefon. Gruaja ja kthen: Jam në takim të rëndësishëm, me shefin, me njërin me tjetrin….

Kjo histori është një material perfekt për një James Bond shqiptar, ky Gysi është 007-a e Vlora zonja M.

Por s’ka, e kthyen në telenovelë trogloditët e paneleve, duke e keqpërdorur një material të artë për një film që ndoshta vitin e ardhshëm mund të na kishte përfaqësuar në Oscar. Se këtë vit, shyqyr zotit, është pranuar kryevepra e Roland Sejkos “Film di Stato”, që po bën namin në kinematë italiane e sipas gjasave do na sjellë një lajm të mirë nga Los Angelosi.

E gjithë fabula që na ka sjellë deri tani prokuroria speciale është magjepse, mjafton ta studiojmë me kujdes. Pasi aty ka dilema, ka dramë, ka edhe romancë, po mbi të gjitha ka suspance siç i thonë francezët. Por që ta sjellësh gjithë këtë material në skenë duhet Vera Grabocka, e jo trogloditët që e shdërrojnë gjithë këtë kryevepër letrare në Menekshe.

Ka manual për të kthyer një ngjarje reale në vepër letrare e më pas në kinematografi. Duket mëndje, jo britma panelesh. “Dueli i Heshtur”, një nga kryeveprat shqiptare të filmit ka pasur firma të rënda, ku skenari është i Nasho Jorgagjit e regjia e Dhimitër Anagnostit. Pa përmendur aktorët: Ndrekë Luca, Rikard Larja, Reshat Arbana, Bujar Kapexhiu.

Një spy story e punuar me kujdes mund të na çojë në Netflix e të bëjë bujë. Për këtë kërkon dramë; që ka, romance; që paska, protagonistë tërheqës, të cilët ekzistojnë. Janë të gjithë elementët, vetëm se duhet një kujdes në renditjen dhe nuancat e dialogjeve.

Do të dilte një kryevepër deri në dërgimin e çështjes në gjyq. E pastaj ta ndjekim procesim siç ndjekim Gërdecin, ku Gysi del nga gjykata i buzëqeshur e ashtu tërheqës dhe përshëndet para kamerave. Ku e ke Vlorën e pyesin? Unë jam nga Durrësi thotë duke qeshur dhe ikën me avokatin…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.