Zbulim i ri arkeologjik në Qesarat të Tepelenës, rezultat i ekspeditës shqiptaro-italiane
Një zbulim i ri arkeologjik është realizuar në Qesarat të Tepelenës, në kuadër të kërkimeve të ekspeditës shqiptaro-italiane, një projekt i përbashkët i Institutit të Arkeologjisë, pjesë e Akademisë së Shkencave.
Akademia e Shkencave bëri të ditur se zbulimi është rezultat i punës së përbashkët kërkimore të arkeologëve shqiptarë dhe italianë, të cilët po zhvillojnë kërkime në territorin e Qesaratit për dokumentimin dhe studimin e gjurmëve të trashëgimisë arkeologjike.
Ekspedita shqiptaro-italiane është pjesë e veprimtarisë kërkimore të Institutit të Arkeologjisë dhe synon të kontribuojë në njohjen më të thelluar të pasurisë arkeologjike dhe historike të zonës së Tepelenës.
Puna e arkeologëve në Qesarat është pasqyruar edhe në një material të Report TV, ku paraqiten zbulimet e realizuara dhe puna në terren e ekspeditës shqiptaro-italiane.
Akademia e Shkencave thekson se kërkimet arkeologjike dhe dokumentimi i gjetjeve në terren janë pjesë e punës për studimin, evidentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.
Zbulimi i ri i shtohet kërkimeve arkeologjike të zhvilluara në territorin e vendit, në kuadër të projekteve të bashkëpunimit shkencor me institucione dhe studiues të huaj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.