Opinion

Kur krenohesh për marrjen e borxhit. A ka vend për eufori?

Nga KOÇO BROKA

Në këtë javë bombardimesh lajmesh, njëri më i rëndësishëm se tjetri, dje u përhap si rrufe lajmi për marrjen e Eurobondit. Sipas mediave:
“Ministria e Financave thotë se ky është emetimi më i suksesshëm i Republikës së Shqipërisë, që prej emetimit të parë në vitin 2010, për shkak të kërkesës shumë të lartë të investitorëve për të ofruar më shumë para sesa kërkesa e vendit.
Norma fillestare e eurobondit ka qenë 5.5% thotë Ministria e Financave por për shkak të ofertës më të lartë se kërkesa pasi ishin 195 investitorë të interesuar për këtë emetim edhe norma e interesit është ulur.”
Por si është e vërteta? Le ti hidhet një sy eurobondeve të marrë në vite.
Tiparet e Eurobondeve në vite
Viti Shuma Maturiteti yield
2010 300 5 7.625%.
2015 450 5 5.875%
2018 500 7 3.55%
2020 650 7 3.63%
2021 650 10 3.75%.
2023 600 5 6.125%
2025 650 10 5.0%

Përsa u përket eurobondve të vitit 2010 e 2015 ato tashmë janë shlyer. Kurse dje u mor një Eurobond tjetër, një borxh prej 650 milion Euro, për një periudhë 10 vjecare me një interes prej 5%, Ndërkohë sipas të dhënave të mësipërme rezulton se sivjet mbushen 7 vjet nga marrja e Eurobondit në vitin 2018 dhe ai maturohet më 9 Tetor 2025. Pra Eurobondi-borxhi i marrë me një interes prej3.55%
% për 7 vjet, zëvëndësohet me një një borxh të ri të marrë për 10 vjet me një interes prej 5%, ose me nje interes prej 1.45 % më të lartë. Këtu nuk ka vend për eufori. Taksapaguesit shqiptarë kanë për të paguar më tepër për borxhin e marrë, krhasuar me borxhin qe maturohet sivjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button