Politika

Kur Kryemadhi i kujton Ramës… Avni Rustemin në Paris (!)

Deklarata “bombë” e kryetares se LSI, zonjës Monika Kryemadhi, e cila ka pushtuar mediat dhe portalet e djeshme dhe të sotme si një këncënim me jetë ndaj kryeministrit Edi Rama është bërë dje, më 21 dhjejtor, pas vendimit që mori Byroja e Kuvendit  për shqyrtimin e kërkesën së deputetëve të PS-së, për përjashtimin nga Kuvendi për 10 ditë, të 7 deputetëve të opozitës kiu perfshihet edhe zonja Kryemadhi. Mbledhja është shoqëruar me debate të forta, pasi opozita ka kërkuar që të bëhet në praninë e medias, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ndërkaq, të rinjtë e LRI-së janë mbledhur para dyerve të kryesisë së Kuvendit, në shenjë proteste ndaj masave që socialistët kërkojnë për deputetët e LSI-së.

“Makthi i Edi Ramës janë dosjet e tij, që flenë që nga viti 1998 në Prokurori, kur ai ishte ministër i Kulturës”, tha Kryemadhi përpara mediave. Më pas ka ardhur deklarata befasuese, çka mund të përbëjë edhe vepër penale.

Ajo duket se bëri një krahasim me atentatin e Avni Rustemit në Paris ndaj Esad Pashës, kur tha:

“Nuk do ndalem për asnjë moment. Populli shqiptar e ka vendosur drejtësinë në mes të Parisit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button