⛅
Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,592 ▼0.35%
DOW 52,297 ▼0.36%
NASDAQ 25,366 ▼0.39%
NAFTA 88.86 ▲0.14%
ARI 3,900 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $68,777 ▼ -6.33% ETH $1,935 ▼ -5.34% XRP $1.0301 ▼ -1.35% SOL $79.8500 ▼ -3.55%
S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.86 ▲0.14 % ARI 3,900 ▲0.37 % S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.86 ▲0.14 % ARI 3,900 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Kosova

“Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë”, Hoti me kritika – a po i drejtohet Osmanit?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar atë që e ka quajtur “turizëm politik”, duke thënë se ky është një aktivitet joetik në politikë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj personave që, sipas tij, lëvizin politikisht nga njëra palë te tjetra për interesa të caktuara.

“Turizmi politik është aktivitet joetik në politikë. Koha po i sqaron të gjitha”, ka shkruar Hoti.

Ai ka vazhduar me kritikat, duke thënë se pas përfundimit të këtij “sezoni”, personat që përfshihen në të mbeten pa mbështetje, deri në një ofertë tjetër politike.

“Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë, i frustruar, i nervozuar, deri në ofertën turistike politike të radhës”, ka shkruar ai.

Në vazhdim, Hoti ka përdorur edhe termin “matrapazë politikë”, duke thënë se ata mund të gjejnë oferta të reja, por se shtëpia nuk mund të zëvendësohet me atë që e ka quajtur “strehë të kundërshtarit”.

“Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Në fund, ai ka përsëritur se koha do t’i zbulojë të vërtetat, pa përmendur emra konkretë në këtë postim.

Megjithatë, shkrimi i Hotit vjen në një kohë kur në skenën politike ka pasur zhvillime dhe përplasje rreth raporteve mes figurave politike, ndërsa kritikat e tij duket se i drejtohen Vjosa Osmanit, që kishte bërë koalicion si drejtuese e partisë Guxo me Lëvizjen Vetëvendosje, ku në bazë të marrëveshjes dhe fitimi të zgjedhjeve, kishte arritur të bëhej presidente. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.