roze

Kur nënat nuk të lënë rehat edhe gjatë pushimeve…

Harry Styles dhe Kendall Jenner janë duke kaluar një nga momentet më të bukura për to në këtë periudhë të festash, vetëm pak ditë pasi disa fotografi i shfaqën ata të dy të putheshin për herë të parë në St Barts, ku po kalojnë pushimet.

Megjithatë, siç ndodh ndonjëherë në mënyrë “të papritur”, veç shoqërisë së disa miqve të tyre në jahtin luksoz në brigjet e Karaibeve, tashmë çiftit më të ri u janë bashkuar edhe dy nënat respektive, Anne Cox e djaloshit 21-vjeçar të “One Direction” dhe Kris Jenner e supermodeles 20-vjeçare Kendall Jenner.

Vizita e tyre ka ndodhur pikërisht mbrëmjen e Vitit të Ri, por prania e tyre në një periudhë pushimesh edhe intime, bën që mediat rozë të flasin për një romancë serioze mes të dyve, edhe pse në ditët e para të saj.

Si gjithmonë, Kendall Jenner nuk mund të mos binte në sy me bikinit e saj ngjyrë leopardi, por edhe të tjera të bardha, teksa bënte plazh me të dashurin e saj dhe miqtë e çiftit, Ellen DeGeneres dhe Portia de Rossi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button