☁️
Tiranë 13°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,516 ▲ +1.19% ETH $2,095 ▲ +0.9% XRP $1.4150 ▲ +1.64% SOL $87.8200 ▲ +0.95%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kur ta çojnë ‘sovranizmin’ në fund të këmbëve

Askush më shumë se kjo foto, nuk tregon se çdo të thotë sovranizëm në një kontekst ballkanik, me një Evropë në prag-lufte në portat e saj dhe në një Botë thellësisht të polarizuar për shkaqe të diskutueshme, por që nuk varen nga vende të vogla ballkanike, qoftë edhe të marra së bashku.

E kanë quajtur si ‘fuçi baruti’, por Ballkani, nëse do citonim një poet, që nuk më vjen emri, nuk është gjë tjetër vetëm se ‘haleja e Evropës’. Koha e ka treguar një gjë të tillë, ndaj Evropës dhe, veçmas, SHBA-së i duhet që ta mbajë nën kontroll dhe të mos e lërë të kundërmojë.

E di që kori i sovranistëve do ndihen keq nga ky postim, por fotoja e tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe dhe të bërit shembull në sy të krejt publikut, flasin më shumë se gjithçka tjetër. Ky është një realitet që mund të mos na vijë mirë.

Sigurisht që nuk na bën krenar, mirëpo vetëm një botë shqiptare në partneritet të ngushtë me BE-ne dhe SHBA-në do të garantojë kohezionin tonë si popull i vjetër dhe bashkëjetesën në paqe me fqinjtë tanë, që nuk është se kanë qenë historikisht fort dashamirës ndaj nesh.

Edhe konflikti i fundit në Ukrainë nuk bëri gjë tjetër vetëm se tentoi të zgjojë nga gjumi egërsitë e vjetra. Ndaj është kaq e rëndësishme Serbia sot për BE-në dhe SHBA-të.

Është edhe për të garantuar dhe siguruar ekzistencën tonë si popull në fqinjësi të mirë dhe në paqe me të gjithë.  Kjo nuk është një kambana alarmi vetëm për sovranistët e Kosovës, por edhe për ata të Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.