roze

Kur të ngatërrojnë me vëllanë

Aktori Chris Hemsworth ka rrëfyer për median amerikane se njerëzit e ngatërrojnë shpesh me vëllanë e tij të famshëm, Liam.

32-vjeçari thotë se duke rritur mjekrën e tij njerëzit e ngatërrojnë shpesh. “Ata më thonë ‘Ti je Liam?’, dhe unë i përgjigjem ‘Jo’”, ka rrëfyer aktori i Thor.

“Pastaj ata më përgjigjen ‘A mund ta përshëndesësh Liam për ne?’, dhe unë i përgjigjem thatë “Faleminderit”, vijon Liam.

Bukuroshi bjond ka treguar gjithashtu se në fillimet e karrierës së tij i është dashur të bëjë dadon e fëmijëve të menaxherit, për të mbështetur veten në audicionet për rolet.

“Më kujtohet që fitova jnë punë në Star Trek, dhe ishte një nga punët e mia të para, dhe përpiqesha të lexoja rreshtat teksa bëja dadon”, thotë australiani.

Tashmë, në kulmin e karrierës së tij, Chris thotë se nuk i duhet të jetojë gjatë në Los Angeles për të patur një punë falë famës. Vendimi i tij për tu kthyer në Australi është nxitur nga dëshira e tij dhe bashkëshortes Elsa për të rritur tre fëmijët larg ngutjes dhe nxitimit të Hollivudit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button