🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 16 June 2026
S&P 500 7,531 ▼0.31%
DOW 52,135 ▲0.9%
NASDAQ 26,514 ▼0.64%
NAFTA 75.19 ▼5.35%
ARI 4,358 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $65,744 ▼ -1.61% ETH $1,781 ▼ -2.61% XRP $1.2166 ▼ -4.95% SOL $73.1900 ▼ -2.39%
S&P 500 7,531 ▼0.31 % DOW 52,135 ▲0.9 % NASDAQ 26,514 ▼0.64 % NAFTA 75.19 ▼5.35 % ARI 4,358 ▲0.15 % S&P 500 7,531 ▼0.31 % DOW 52,135 ▲0.9 % NASDAQ 26,514 ▼0.64 % NAFTA 75.19 ▼5.35 % ARI 4,358 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
16 Jun 2026
Breaking
Politika

Kur udhëton Berisha në SHBA? Zhupa: Shumë shpejt, do të ketë takime atje…

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi se kreu i PD-së, Sali Berisha, pritet të udhëtojë shumë shpejt drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku sipas saj do të zhvillojë edhe takime me zyrtarë amerikanë.

E ftuar në emisionin “Ditari i Pasdites” në A2 CNN, Zhupa e cilësoi zhvillimin si një lajm të rëndësishëm jo vetëm për Berishën, por edhe për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë.

“Është një lajm shumë i rëndësishëm jo vetëm për zotin Berisha, për betejën e tij, për dinjitetin dhe për të vërtetën që pati kurajon ta mbronte edhe atëherë kur shumë nuk besonin se do t’ia dilte”, u shpreh Zhupa.

Sipas deputetes demokrate, heqja e statusit që pengonte udhëtimin e Berishës në SHBA përbën një fitore politike dhe morale për të dhe mbështetësit e tij.

“Sot me heqjen e non grata-s ishte një betejë e fituar e zotit Berisha, e demokratëve dhe e 500 mijë votuesve që mbështetën Partinë Demokratike”, tha ajo.

Zhupa shtoi se tashmë Berisha mund të udhëtojë lirisht në SHBA dhe të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë amerikanë.

“Sali Berisha e kalon oqeanin. Sali Berisha mund të takojë zyrtarët më të lartë amerikanë, siç do t’i takojë. Shumë shpejt do të ketë takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi ajo.

“Opozita shqiptare është një opozitë që ngrihet mbi parime dhe nuk ka qenë kurrë antiamerikane, as në kundërshtim me interesat e Amerikës”, u shpreh Zhupa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.