Kosova

Kurti: EULEX-i të jap përgjegjësi për paratë e taksapaguesve evropianë

Albin Kurti nga lëvizja Vetëvendosje tha të mërkurën në takim me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Meskanen se çështja e emigrimit të qytetarëve është pasojë e orientimit dhe sistemit të gabuar ekonomik.

kurti-eulex-i-t-euml-jap-p-euml-rgjegj-euml-si-p-euml-r-parat-euml-e-taksapaguesve-evropian-euml_hdAi më tej tha se privatizimi dhe investimi në infrastrukturë nuk kanë sjellë zhvillim dhe se Kosova urgjentisht duhet të kthehet kah prodhimi vendës.

Kurti theksoi se EULEX-i është dashur të jep përgjegjësi për një miliardë e gjysmë euro të taksapaguesve evropianë sa i shpenzoi për shtatë vjet në Kosovë e jo të na shton tash Gjykatën Speciale.

Në këtë takim u diskutua edhe çështja e dialogut me Serbinë si dhe puna opozitare e Lëvizjes Vetëvendosje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button