☁️
Tiranë 20°C · Vranët 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.86 ▲0.14%
ARI 3,880 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $68,856 ▼ -3.67% ETH $1,947 ▼ -3.49% XRP $1.0207 ▼ -1.61% SOL $79.8100 ▼ -1.97%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.86 ▲0.14 % ARI 3,880 ▼0.13 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.86 ▲0.14 % ARI 3,880 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Serbia

Kurti: Identifikohen me ADN tri viktima nga varrezat masive në Zubin Potok — pjesë e “Grupit të intelektualëve”

Raportet e ADN-së konfirmuan se tri viktimat nga eshtrat e zhvarrosura në veri të Kosovës i përkasin "Grupit të intelektualëve", të rrëmbyer e të zhdukur me forcë nga forcat serbe më 19 prill 1999

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të shtunën se përmes analizave të ADN-së është konfirmuar identiteti i tri viktimave, eshtrat e të cilëve u zhvarrosën nga varrezat masive në lokacione të ndryshme në veri të Kosovës.

Sipas raportëve të ADN-së, të tre viktimat i përkasin grupit të njohur si “Grupi i intelektualëve” – kryesisht qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën me forcë nga forcat serbe më 19 prill 1999.

Njoftimin Kurti e bëri në rrjetin social Facebook, por ai nuk i ka bërë publik emrat e viktimave të identifikuara.

Identifikimi i mbetjeve mortore të zhvarrosura është pjesë e procesit të gjatë dhe të dhimbshëm për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku shumë familje presin ende përgjigje për të dashurit e tyre.

Burimi: Radio Evropa e Lirë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.