☁️
Tiranë 26°C · Vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,666 ▲ +1.19% ETH $2,644 ▲ +2.45% XRP $1.4324 ▲ +3.64% SOL $111.6600 ▲ +0.77%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Kronika

“The Independent” përfshin Shqipërinë mes 10 destinacioneve

Shqipëria është përfshirë nga gazeta britanike “The Independent” mes 10 destinacioneve evropiane që turistët mund të zgjedhin për të shmangur radhët e gjata të shkaktuara nga sistemi i ri i hyrje-daljeve në zonën Shengen (EES).

Në artikullin e saj, gazeta shkruan se sistemi i ri, i cili kërkon regjistrimin e të dhënave biometrike të udhëtarëve, si shenjat e gishtërinjve dhe fotografia e fytyrës, ka sjellë vështirësi në disa pika kufitare. Ndërsa disa destinacione e kanë zbatuar pa probleme të mëdha, në të tjera turistët janë përballur me pritje disaorëshe, që në rastet më të këqija kanë arritur deri në pesë orë.

Për këtë arsye, ajo sugjeron disa vende që nuk janë pjesë e zonës Shengen dhe ku nuk zbatohet sistemi EES, mes tyre edhe Shqipërinë. The Independent shkruan se Riviera Shqiptare, ofron plazhe që ngjasojnë me Maldivet, me rërë të bardhë dhe ujëra ngjyrë bruz. Ksamili dhe Himara përmenden si dy nga destinacionet më të njohura bregdetare.Por Shqipëria nuk ofron vetëm pushime në plazh.

Për turistët që preferojnë natyrën dhe aventurën, gazeta rekomandon Alpet Shqiptare për ecje mes peizazheve mbresëlënëse. Një prej itinerareve të veçuara është kalimi i Qafës së Valbonës, një shteg rreth 16 kilometra i gjatë, që ofron pamje panoramike të maleve dhe shkëmbinjve gëlqerorë. Për ata që preferojnë turizmin urban, The Independent sugjeron Tiranën si një destinacion ekonomik për një udhëtim të shkurtër.

Kryeqyteti shqiptar ofron një ndërthurje ndërtesash shumëngjyrëshe, nga periudha osmane dhe ajo sovjetike, deri te ndërtimet moderne me arkitekturë të veçantë. Përveç Shqipërisë, The Independent rekomandon edhe Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë, Moldavinë, Qipron, Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar si destinacione ku turistët mund të shmangin kontrollet EES në kufijtë e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.