☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,747 ▲ +0.34% ETH $2,269 ▲ +0.96% XRP $1.2553 ▼ -0.18% SOL $95.8300 ▼ -1.23%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

I caktohet masa e paraburgimit Igor Markoviqit i dyshuar për sulmet në Zveçan

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Igor Markoviqit, i cili dyshohet për përfshirje në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023 në Zveçan.

Sipas njoftimit të gjykatës, ndaj të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjykata ka vlerësuar se paraburgimi është masa më e përshtatshme në këtë fazë të procedurës, pasi ekziston rreziku që i dyshuari të arratiset me qëllim të shmangies së përgjegjësisë penale.

Në arsyetimin e saj, gjykata ka theksuar se Igor Markoviq është shtetas i Serbisë, çka, sipas saj, e rrit rrezikun që ai të largohet dhe të bëhet i paarritshëm për organet e drejtësisë.

Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se ekziston edhe rreziku që i dyshuari të ndikojë te dëshmitarët ose te provat, duke penguar zhvillimin e procedurës penale.

Për këtë arsye, Gjykata Themelore në Prishtinë ka konstatuar se, në këtë fazë, paraburgimi mbetet masa e vetme që garanton zhvillimin e papenguar të procedurës penale.

Igor Markoviq dyshohet se ishte i përfshirë në sulmet e majit 2023 në Zveçan, ku u sulmuan pjesëtarët e KFOR-it dhe zyrtarët e Policisë së Kosovës./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.