🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.06 ▼0.66%
ARI 5,029 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,527 ▲ +2.04% ETH $2,170 ▲ +3.78% XRP $1.4452 ▲ +2.93% SOL $92.0700 ▲ +4.72%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.06 ▼0.66 % ARI 5,029 ▼0.64 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.06 ▼0.66 % ARI 5,029 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
16 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kurti: Marrëveshja Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve duhet të mbrohet nga ata që e sollën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duhet të mbrohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa akuzoi Beogradin për shkelje të saj pa pasoja.

Ai i bëri këto komete gjatë një debati të organizuar nga Këshilli Atlantik, më temën “Kthimi në rrugën e duhur: Zhbllokimi i ardhmërisë euroatlantike dhe zhvillimore të Kosovës”.

Kryeministri Kurti tha se normalizimi i marrëdhënieve ka nevojë për normalizimin e Serbisë në kuptimin demokratik dhe evropian të fjalës.

“Dhe e gjithë kjo jo vetëm sepse nuk duhet kundërshtuar anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, por sepse Kosova dhe Serbia duhet të jenë në gjendje të jetojnë krah për krah si fqinjë normalë me marrëdhënie të mira fqinjësore evropiane”, tha ai, duke theksuar se për këtë arsye e kishte mirëpritur letrën e Presidentit amerikan Joe Biden në vitin 2021, që e vendosi njohjen e ndërsjellë në qendër të një marrëveshjeje të ardhshme të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Përballë pushtimit rus të Ukrainës, komuniteti Atlantik kërkoi pajtimin me më pak. Në vend të një marrëveshjeje përfundimtare të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, qeveritë kërkuan një marrëveshje në rrugën drejt normalizimit, të përqendruar në njohjen e ndërsjellë de facto. Natyrisht, qeveria jonë është për dialog, dhe në çdo rrethanë ne angazhohemi vetëm për marrëveshje që çojnë më tej interesat e Kosovës dhe forcojnë shtetësinë tonë dhe që nuk e pakësojnë apo dëmtojnë atë”, tha kryeministri Kurti, njofton VoA.

Kosova dhe Serbia u pajtuan më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër për një marrëveshje normalizimi të mbështetur në një plan evropian që nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë, por kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Marrëveshja kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese dhe parasheh përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.