⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,417 ▼1.92%
DOW 51,608 ▼1.41%
NASDAQ 24,510 ▼2.49%
NAFTA 86.98 ▲1.47%
ARI 3,856 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,887 ▲ +0.8% ETH $1,819 ▲ +0.78% XRP $0.9705 ▲ +2.13% SOL $73.4600 ▲ +3.38%
S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.98 ▲1.47 % ARI 3,856 ▲0.08 % S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.98 ▲1.47 % ARI 3,856 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Bota

Kush e zotëron pikturën e Frida Kahlos? Meksika kërkon të hetojë historikun përpara ankandit në Nju Jork

MEKSIKO SITI, 17 nëntor /ATSH-ANSA/- Autoritetet meksikane kanë kërkuar dokumentacionin për të verifikuar prejardhjen dhe historikun e pronësisë së pikturës së artistes së njohur, Frida Kahlo, e cila pritet të dalë në ankand nga shtëpia e ankandeve “Christie’s” në Nju Jork, me një vlerë të përllogaritur deri në 3,5 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për veprën “Congreso de los pueblos por la paz” (Kongresi i popujve për paqen), të realizuar nga Frida Kahlo në tetor të vitit 1952.

Në katalogun e shtëpisë së ankandeve “Christie’s”, piktura paraqitet si pronë e një koleksionisti privat, identiteti i të cilit nuk bëhet publik.

Vepra pritet të dalë sot në ankand në Nju Jork, me një vlerësim që arrin deri në 3,5 milionë dollarë.

Titulli i saj, “Kongresi i popujve për paqen”, lidhet me temën e paqes dhe angazhimin artistik të Frida Kahlos, në vitet e fundit të jetës së saj.

Instituti Kombëtar Meksikan i Arteve të Bukura dhe Letërsisë kërkoi dokumentet përkatëse vetëm pak orë përpara ankandit, pas kërkesave të një kolektivi kulturor që synon të ndalojë shitjen e pikturës.

Kolektivi pretendon se vepra duhet të jetë pjesë e inventarit fillestar të Muzeut “Frida Kahlo”, të hartuar nga Diego Rivera, bashkëshorti i artistes.

Pretendimet mbështeten në deklaratat e një ish-drejtueseje të muzeut. Megjithatë, fondacioni që administron muzeun, i ka kundërshtuar publikisht këto akuza, duke deklaruar se ato nuk mbështeten në prova të verifikueshme.

Sipas Institutit Kombëtar të Arteve të Bukura dhe Letërsisë, Frida Kahlo ia kishte dhuruar pikturën Kongresit të Paqes dhe vepra ishte larguar nga Meksika më shumë se 30 vjet përpara dekretit të vitit 1984, i cili e shpalli krijimtarinë e artistes monument artistik, dhe vendosi kufizime për nxjerrjen e veprave të saj jashtë vendit.

Për këtë arsye, autoritetet nuk mund ta zbatojnë këtë ndalim, për një vepër që ishte larguar nga vendi përpara miratimit të dekretit.

Autoritetet meksikane janë në pritje të sqarimeve nga shtëpia e ankandeve “Christie’s”, për të plotësuar boshllëqet në dokumentacionin që dëshmon historikun e pronësisë dhe qarkullimit të veprës.

Çështja ka ngritur pikëpyetje mbi pronësinë e pikturës dhe ligjshmërinë e shitjes së saj në ankand. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.