☁️
Tiranë 10°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,615 ▲1.67%
DOW 46,460 ▲1.94%
NASDAQ 22,038 ▲1.8%
NAFTA 87.94 ▼10.48%
ARI 4,438 ▼3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,068 ▲ +3.79% ETH $2,157 ▲ +4.42% XRP $1.4394 ▲ +3.88% SOL $91.5200 ▲ +5.38%
S&P 500 6,615 ▲1.67 % DOW 46,460 ▲1.94 % NASDAQ 22,038 ▲1.8 % NAFTA 87.94 ▼10.48 % ARI 4,438 ▼3 % S&P 500 6,615 ▲1.67 % DOW 46,460 ▲1.94 % NASDAQ 22,038 ▲1.8 % NAFTA 87.94 ▼10.48 % ARI 4,438 ▼3 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Kush i paguan paratë e grabitura në Rinas?

Banka. Security, Aeroporti apo…?!! Sigurisht që një nga kureshtjet që shoqëron gjithmonë një supergrabitje, siç ishte edhe ajo e ndodhur dje në Rinas ku thuhet se u grabitën me një dorë të vetme 3 milion euro, përpos vlerës monetare së grabitur, është edhe kush i paguan këto para, ose kush është i humburi në këtë rast.

Opinion.al u interesua nëpërmjet burimeve të veta dhe mësoi se humbësit nuk janë as banka e dëmtuar, as kompania e cila kishte marrë përsipër sigurinë e transfertës së parave, as shoqëria aeroportuale ku ndodhi grabitja, por kompania e sigurimeve me të cilën banka përkatëse ka lidhur kontratën.

Sipas specialistit të sigurimeve që kontaktuam, që kërkoi ti ruhet anonimati, ky lloj sigurimi quhet Cash in Transit. E thënë shqip për gjatë gjithë kohës që këto para transferohen nga një filial banke në një tjetër filial quhet Sigurimi i Cash-it.

Dhe të gjitha paratë që humbasin gjatë këtij udhëtimi të transfertave të bankonotave, paguhen nga Kompania e Sigurimeve me të cilën Banka e dëmtuar ka lidhur kontratë. Çdo kontratë midis subjektit të dëmtuar dhe kompanisë së sigurimeve, saktëson specialisti i kontaktuar, varet nga kushtet që kanë përcaktuar më herët palët që janë të ndryshme për subjekte të ndryshme.

Pyetjes nëse bankat në Shqipëri janë të siguruara nëpërmjet kompanive të huaja të sigurimit apo atyre shqiptare, specialisti përgjigjet se: “të gjitha bankat në Shqipëri janë të siguruara nëpërmjet kompanive shqiptare të sigurisë, por këto kompani duke qenë se nuk janë të afta të rimbursojnë vlera të mëdha monetare, janë të lidhura me një Risigurim me kompani të mëdha të huaja mëmë, që bëjnë të mundur zhdëmtimin e vlerës”

Në rastin konkret, kur kemi një vlerë të tillë prej 3 milion eurosh, kompania shqiptare e sigurimeve rimburson vetëm 1 milion euro, ndërsa pjesa tjetër rimbursohet nëpërmjet Risigurimit nga kompania mëmë.”

Pra në këtë rast ata që kanë dalë të dëmtuar nuk janë as Banka, as kompania që kishte marrë përsipër sigurinë e transportit të kartmonedhave dhe as shoqëria aeroportuale ku ndodhi grabitja, por kompania e sigurimeve me të cilën banka ka lidhur kontratë…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.