🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,570 ▲0.38%
DOW 51,778 ▼0.4%
NASDAQ 25,379 ▲0.85%
NAFTA 96.64 ▲0.19%
ARI 3,929 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,778 ▲ +0.97% ETH $2,286 ▲ +1.45% XRP $1.2759 ▲ +2.06% SOL $93.4200 ▲ +1.77%
S&P 500 7,570 ▲0.38 % DOW 51,778 ▼0.4 % NASDAQ 25,379 ▲0.85 % NAFTA 96.64 ▲0.19 % ARI 3,929 ▼1.02 % S&P 500 7,570 ▲0.38 % DOW 51,778 ▼0.4 % NASDAQ 25,379 ▲0.85 % NAFTA 96.64 ▲0.19 % ARI 3,929 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Kushtetuesja zbardh vendimin, Kuvendi detyrohet të ngrejë Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 11 Majit; rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e saj të arsyetuar lidhur me padinë e ngritur nga jo më pak se një e katërta e deputetëve të Kuvendit. Opozita parlamentare i u drejtua Gjykatës për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje kompetence me Kuvendin, pasi ky i fundit kishte bllokuar ngritjen e dy komisioneve hetimore: atë për çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, dhe atë për keqpërdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 majit 2025.

Përmes këtij vendimi të zbardhur, Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesës së deputetëve, duke i dhënë të drejtë pakicës parlamentare vetëm për njërën nga dy çështjet e ngritura.

Çfarë vendosi Gjykata Kushtetuese?

Vendimi i arsyetuar i trupës gjykuese ndan fatin e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga deputetët.

1. Dritë jeshile për hetimin e zgjedhjeve të 11 majit 2025

Gjykata ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës duke përcaktuar qartë detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor:

“Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”.

Si rrjedhojë, Kushtetuesja ka shfuqizuar Vendimin nr. 78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë (i cili kishte rrëzuar këtë komision), duke e deklaruar atë si të papajtueshëm me Kushtetutën.

2. Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”

Ndryshe nga kërkesa e parë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkimeve të tjera. Kjo do të thotë se Vendimi nr. 77/2025 i Kuvendit, i cili refuzoi ngritjen e komisionit hetimor “Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimesve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”, mbetet në fuqi dhe ky komision nuk do të ngrihet.

Çfarë do të thotë ky vendim në praktikë?

Ky vendim përbën një precedent të rëndësishëm për të drejtat e pakicës parlamentare. Megjithatë, duke pranuar vetëm pjesërisht kërkesën, Gjykata ka bërë një ndarje të qartë të kufijve kushtetues:

Për zgjedhjet

Mazhoranca socialiste në Kuvend nuk mund ta bllokojë më vullnetin e pakicës. Parlamenti është ligjërisht i detyruar të fillojë procedurat për ngritjen e komisionit që do të hetojë përdorimin e burimeve shtetërore dhe administratës në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Për çështjen McGonigal

Opozita nuk ka arritur të bindë Gjykatën se refuzimi i Kuvendit për këtë çështje ishte antikushtetues, duke mbyllur kështu rrugën institucionale për një hetim parlamentar mbi këtë çështje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.