Ekonomia

Rrodhimet e sezonale: Ulen me 17% çmimet e zarzavateve

zarzavatePavarësisht se, këtë vit bujqësia mori një goditje të rëndë nga përmbytjet e fillimvitit në zonat më prodhuese të vendit, kjo nuk solli shumë pasoja për furnizimin e tregut me prodhimet vendase të cilat tani në kulmin e sezonit kanë ndikuar në uljen e çmimeve.

Sipas të dhënave të INSTAT çmimet e zarzavateve dhe patateve pësuan një ulje me 17 për qind në muajin maj të këtij viti në krahasim me prillin 2015.

Ku grup ka pësuar rritjen më të më të lartë të çmimeve në artikujt ushqimore të konsumit, duke arritur kulmin në muajin mars me një rritje 26.7 %.

Kurba e çmimeve të zarzavateve pëson pikën më të ulet në muajt e verës, nga maji në gusht. Më pas çmimet vijojnë rritjen e lehtë, për të arritur vlerat më të larta në muajt e dimrit dhe pranverës dhe duke përçuar kështu tendencën e prodhimeve sezonale.

Por po të krahasojmë ndryshimin vjetor të çmimeve të grupit në fjalë rritja vijon të jetë shumë e lartë. Në muajin maj çmimet e zarzavateve dhe patateve u rriten me 11 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ritmet rritjes janë zbutur disi, në krahasim me mbi 15 për qind që ishte rritja e në muajt e pranverës.

INSTAT raporton se, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 3,8 %. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 16,3 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 11,2 %, “peshk” me 2,9 %, “sheqer, reçelra e ëmbëlsira” me 0,9 %, etj.

Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 2,7 %, pasuar nga nëngrupet “kafe, çaj e kakao” me 2,4 %, “qumësht djathë e vezë” me 1,1 %, etj. Ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 1,4 %, pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë me 1,2 %.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button